Liga e Kombeve/ Kuqezinjtë rikthehen sot në fushë, përballë Ukrainës bilanci është negativ

7 Shtator, 07:31| Përditesimi: 7 Shtator, 15:33

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të kthehet sonte në fushë për ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë në 20:45 do të sfidojnë Ukrainën, në Epet Arena të Pragës. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Shqipërisë që pas Euro 2024, kur luajti ndeshjen e fundit përballë kampionëve të Spanjës, duke u mundur 1-0, me golin e Ferran Torres.

Ditën e djeshme, tekniku Sylvinho u shpreh në konferencën për shtyp se luajmë për fitore. Ndërsa shtoi se kësaj here të besuarit e tij do të ndryshojnë strategji. Sa i përket formacionit, ekipi ynë kombëtar ka disa mungesa për sot. Duke filluar me kapitenin Berat Gjimshiti që pësoi një dëmtim para disa ditësh.

Gjithashtu dhe Broja nuk erdhi në grumbullim për shkak të dëmtimit dhe u zëvendësua me Myrto Uzunin. Sylvinho mendoi të merrte gjithashtu në grumbullimin e parë të kësaj fushate për Ligën e Kombeve, anësorin e Partizanit Agim Zekaj që pritet të konkurroj me Asanin për një vend nga e djathta.

Pritet që shiriti i kapitenit në këtë betejë të parë, t’i kaloj Ylber Ramadanit, që së bashku me Laçin dhe Asllanin do të formojnë treshen e mesfushës. Gjimshitin e dëmtuar, tekniku brazilian me shumë mundësi do ta zëvendësoj me mbrojtësin e Espanyol, Marash Kumbulla që sot do rikthehet në fushë për kombëtaren tonë pas një dëmtimi të gjatë. Në sulm, kuqezinjtë nuk mendohet se mund të ketë ndryshime dhe mund të nisin, Bajrami, Manaj dhe Asani.

Sa i përket Ukrainës, që luan ende larg vendit për shkak të luftës, dolën të fundit në grupin e tyre në Euro 2024. Megjithatë ekipi i Serhiy Rebrov duke mjaft premtues. Dy ndeshjet e fundit që kemi luajtur, i kanë fituar ukrainasit me një golavarazh 7-2, teksa takimi i fundit u luajt në vitin 2018.

Përveç Ukrainës, në grupin 1 të Ligës B, Shqipëria do të ketë përballë edhe Gjeorgjinë dhe Republikën Çeke, të cilat luajnë edhe ato sot në orën 18:00.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?