Liga e Kombeve vijoi këtë të premte (6 shtator) me ditën e dytë të ndeshjeve. Për Ligën C, Kosova humbi 0-3 në "Fadil Vokrri" të Prishtinës kundër Rumanisë. Golat për miqtë u shënuan nga Man dhe R. Marin (2x) në secilën pjesë.
Për Ligën A, ajo që është edhe më e forta, Belgjika fitoi në shtëpi 3-1 kundër Izraelit. De Bruyne me dopietë dhe Tielemans nderuan të besuarit e Tedescos, teksa Izraeli shënoi falë autogolit të Castagne.
Në "Parkun e Princave" në Paris, Franca pësoi një goditje nga Italia. Miqtë fituan 1-3 me përmbysje dhe lojë të mirë, duke harruar zhgënjimin e Evropianit. "Gjelat" zhbllokuan pas vetëm disa sekondave me Barcola, ndërsa Dimarco shënoi një supergol në pjesën e parë. Frattesi dhe Raspadori shënuan dy gola të tjerë për djemtë e Spallettit.
Në ndeshjet e tjera, Kazakistani barazoi 0-0 me Norvegjinë, ndërkohë që Islanda fitoi 2-0 me Malin e Zi.
Rezultatet e plota:
S.DH/ReportTv.al