Liderët e G7-ës mblidhen sot në Itali: Pajtohen t’i japin Ukrainës miliarda dollarë hua duke përdorur asetet e ngrira ruse

13 Qershor, 08:56| Përditesimi: 13 Qershor, 11:41

  • Share

Ditën e sotme liderët e shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7)  do të mblidhen për samitin treditor që do të zhvillohet në Pulia, në Italinë jugore.

Diplomatët e 7 vendeve kanë rënë dakord që ti japin Ukrainës 50 miliardë dollarë hua duke i përdorur asetet e ngrira ruse për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar të vendit.

Detajet e marrëveshjes do të diskutohen gjatë takimit të tyre, ndërsa shteti ukrainas pritet që t’i marrë fondet në fund të këtij viti.

 Në këtë samit i pranishëm do të jetë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili do të nënshkruajë një marrëveshje tjetër dypalëshe sigurie me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Vendet e G7-ës ku përfshihen Britania e Madhe, Franca, Kanadaja, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, ngrinë fondet ruse me një vlerë rreth 300 miliardë dollarësh, vetëm pak kohë pasi Moska nisi luftën ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?