Lideri i Republika Srpska, Dodik në takim me Putinin në Rusi

Lideri prorus i Repulbika Sërpska, Dodik takohet me Putin në samitin e BRICS në Kazan

25 Tetor, 11:13| Përditesimi: 25 Tetor, 11:15

  • Share

Presidenti prorus i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë samitit të BRICS-it në Kazan të Rusisë mbrëmjen e 24 tetorit.

Dodik gjendet në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Përmes një postimi në X, Dodik tha se me udhëheqësin rus ka diskutuar për përfundimin e tempullit serbo-rus në Banja Llukë dhe për forcimin e potencialit turistik të Serbisë dhe Rusisë.

“Është gjithmonë një kënaqësi e veçantë të takohem me një lider të madh botëror dhe një mik të sinqertë të Republikës Sërpaka”, shkroi Dodik.

Në samitin, të cilin e organizoi presidenti rus, morën pjesë edhe liderët nga Kina, India, Brazili, Afrika e Jugut dhe vendet e tjera që janë anëtarë ose që synojnë të anëtarësohen në BRICS.

Ky ishte takimi i pestë mes Dodikut dhe Putinit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022 dhe takimi i 11-të që nga viti 2014.

Presidenti i entitetit serb në Bosnjë e Hercegovinë është nga zyrtarët e paktë që ka takuar zyrtarë rusë dhe bjellorusë që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës.

Komuniteti ndërkombëtar disa herë ka thënë se Bosnjë e Hercegovina ka marrë obligimin që të ndjekë orientimin e Bashkimit Evropian, sa i përket sigurisë dhe politikës së jashtme, pasi Bosnja është shtet kandidat për anëtarësim në bllokun evropian.

Retorika proruse dhe lidhjet e ngushta me zyrtarët rusë nuk po prodhuar ndonjë përfitim konkretë për Republikës Sërpska. Investimet nga 27 vendet anëtare të BE-së përbëjnë 64 për qind të investimeve totale të huaja në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa investimet ruse përbëjnë më pak se 4 për qind.

Në entitetin e Republikës Sërpska, Rusia është e pesta në listën e investitorëve, pas Serbisë, Italisë, Austrisë dhe Britanisë së Madhe.

Disa projekte të mëdha, të cilat Qeveria e Republikës Sërpska i ka nisur në këtë entitet me kompanitë dhe oligarkët rusë, kanë çuar në humbje milionëshe./ REL

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?