“Të rënët e Luftës II Botërore pa dallim kombësie, feje, krahine, ideje” është studimi i parë i Akademisë së Studimeve Shqiptare që vjen në këtë 80-vjetor të Çlirimit të Shqipërisë me një shikim ndryshe të asaj që ka ndodhur në Shqipërinë e Luftës së Dytë Botërore.
Historiografia na ka mësuar për 28 mijë dëshmorë, por libri i ri i 5 prej historianëve më në zë në vend, (faqja e parë efekt te emrat), flet për 29.129 të vrarë gjithsej nga të gjitha palët të përfshira në konflikt, pushtues dhe shqiptarë, përfshirë edhe civilët.
“Antifashizmi shqiptar ka qenë gjithëpërfshirës, e thënë ndryshe pluralist. Në vitet e para të luftës pati të vrarë nga civilë të pafajshëm, si dhe nga radhët e luftëtarëve të organizuar në formacione të armatosura. E vërteta historike e atyre viteve që do të shenjonte për dekada fatet e Shqipërisë të pas luftës duhet të shkruhet tashmë pa emocione, pa ndërhyrje dhe mbi të gjitha me mendje të hapur dhe përgjegjësi profesionale. Nëse para disa vitesh historianët vuanin nga censura dhe vetëcensura sot nuk mund t’iu falet kjo.”, - thotë studiuesja Nevila Nika, drejtuese e Akademisë së Studimeve Shqiptare.
Sipas Nevila Nikës gjatë luftës pati edhe elementë të një lufte civile, e lidhur pazgjidhshmërisht me dilemën se cila forcë politike apo grupim do të merrte pushtetin pas luftës.
Gjatë prezantimit të këtij botimi në kryeministri, historianë dhe studiues hedhin hapin e parë të çeljes së dialogut por rishikimin e kësaj periudhe të rëndësishme historike të popullit shqiptar, ndërsa i pranishëm vetë Kryeministri Edi Rama vëren se çështja e Luftës së Dytë Botërore mbetet e hapur pasi 80 vite më parë e dekadat që vijuan historia u shkrua nga regjimi diktatorial, si fituesit e asaj lufte.
“Kjo mbeti çështje e hapur se edhe pas regjimit diktatorial, pavarësisht se fitimtarët e radhës nuk kishin brutalitetin e regjimit ishin vijimësi e atij regjimi në aspektin e mendësisë. Mbeti çështje që më shumë se t’u lihej historianëve iu la përsëri të gjithë atyre që me mënyra dhe rrugë të ndryshme mund të bëjnë dhe bëjnë dëm kur ndërhyjnë në fushën e shkrimit të historisë.”, - shprehet Rama.
Sipas Ramës edhe pse kanë kaluar shumë vite nuk është gjetur ende distanca dhe qetësia e mjaftueshme për të shkruar historinë e Luftës II Botërore, ndërsa vetë historiania Nevila Nika bëri edhe një thirrje për rikonceptim të varrezave të të rënëve në luftë, si dhe të muzeumeve.
Gjatë luftës së II Botërore kanë humbur jetën rreth 7200 partizanë, ballistë dhe legalistë, ndërkohë që 2222 shqiptarë janë vrarë nga forcat komuniste në atë që quhet si lufta civile në vend. Botimi i historianëve flet gjithashtu për 5500 viktima civile si dhe rreth 17 mijë ushtarë të huaj, italianë (14.500) dhe gjermanë (2400) që humbën jetën në luftë.
Ky studim vjen me kontributin e studiuesve dhe profesorëve të njohur: Prof. Dr. Nevila Nika, kryetare ASSH-së; Prof. As. Dr. Hasan Bello; Prof. Asoc. Dr. Marenglen Kasmi; Dr. Çelo Hoxha; PhD Florian Çullhaj. Autorët risjellin ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, përmes një perspektive më të gjerë, duke integruar të gjitha të dhënat e disponueshme për të kuptuar më në thellësi këtë periudhë të trazuar.
Përveçse një përpjekje për të rishikuar dhe rivlerësuar të dhënat historike të Shqipërisë, ky botim i ASSH-së, institucioni i krijuar në gjirin e Universitetit Europian të Tiranës, është edhe një ftesë për studiuesit, historianët dhe studentët e angazhuar, të mos i ndalin përpjekjet për të vendosur nën dritën e fakteve dhe të vërtetave të kaluarën tonë.
Z.Rama,historine gjithemone e shkruajne fitimtaret,asnjehere humbesit,ceshtja eshte, ju me cilen ane jeni?
PërgjigjuKëta historianët duhet të na thonë tani kush janë ata të tjerët në librat yje të pashuar. Aty janë 28.000 me emra mbiemra viti lindje dhe vdekje dhe vendlindje. 7200 partizanë dhe 5500 civilë, 15.300 të tjerë me emra shqiptarë aty kush janë??? Se nuk duken as gjermanë as italianë. Apo këta kanë vdekur nga gripi në ato 5 vjet luftë???!!!
PërgjigjuGjermanit i ra rruga. Ndonjeri prej tyre, mundet edhe t'i kete futur ndonje shpulle ndonje shqiptari, ose ndonje te bertitur. Kaq. Pastaj, nje dite u larguan, se kishin ca pune. Kjo ishte e verteta. Mos na e lodhni kasten brilante te historianeve shqipo me shqiponja dygishtore me kesi historish pa rendesi.
PërgjigjuDr. Celo Hoxha, Ku mbrriti Puna ne Shqiperi!!!
PërgjigjuNevila Nika, te tregoj me mire, sa shqiptar ka spiunuar babai i saj Bujar Hoxha ne UDB Jugosllave. Historine e shkrujten fitimtaret zonja Nika dhe nuk mund ta shkruajn tradhetaret dhe bashkepuntoret e okupatorit. Na trego sa dokumente ne Arkiven e Shtetit ke fallcifikuar dhe sa ke zhdukur?
PërgjigjuTi qe komenton me kete menyre duhet ta kesh ne profesion spiunllikun. Cfare ke me fakte beje publike si burre dhe jo me komente anonime. Spiun
Antifashist pluralist? Perla te tilla vetem nga historian medioker ne Shqiperi degjon. Si term as nuk ben sens. Njesoj si te thuash mund te jesh anti komunist pluralist. Anti (shpip kunder) ose je ose nuk je. Eshte e turpshme kjo qe mundohen ti bejne qejfin liderit qe nuk di ca thote.
PërgjigjuAntifashist ishte gjithe bota qe luftuan kunder fashistve dhe nazistve, jo vetem komunistet. Ishte tjeter sesi u nda pastaj bota ne dy kahe, ate kapitalist dhe komunist mbas lufte.
Dihet qe bota nuk eshte krijuar per 6 dite dhe Shqiperia nuk ka pasur 28 mije deshmore. Te dyja keto shifra jane metafora. Njera per te ilustruar fuqine e zotit, tjetra per te pershkruar sakrificat e partizaneve qe e kane vaditur me gjakun e tyre cdo km katror te Shqiperise. Dhjete mije shqiptare te vrare ne luftime ngjan shifer realiste dhe mbetet e larte per nje vend qe kishte vetem nje milon banore. Shumica e te reneve kane qene partizane sepse ata ishin grupimi qe beri rezistencen me te vendosur dhe me te organizuar. Kur thoni qe forcat partizane kane vrare 2000 shqiptare beni lojra fjalesh. Sa nga keta kane qene xhandare, milice fashiste, mercenare e balliste nen komande gjermane?
Përgjigju28,000 nuk jane deshmore, por te rene, qe do te thote i gjithe numri i te vrarve nga populli dhe partizanet. Deri me tani deshmoret qe kane varreza ne gjithe vendin jane rreth 6000, ndersa te tjeret jane popull qe u vra. Jane bere masakra te cilat na i thoshin gjysherit tane nga ato qe kishin kaluar, jo librat e Enverit.