Lezhë/ U plagos rëndë pas përplasjes me zetorin në Dajç, vdes te Trauma 30-vjeçari që drejtonte motorin! Policia arreston drejtuesin tjetër

29 Tetor, 08:50| Përditesimi: 29 Tetor, 12:39

  • Share

Lezhë- Një ditë pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Dajç të Lezhës, nuk i mbijeton dot plagëve drejtuesi i motorit që u plagos rëndë.

Francesk Mazogaj, 30 vjeç, njoftohet se ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

I riu mori plagë të shumta nga përplasja me zetorin që drejtohej nga Gaspër Daija, ditën e djeshme (28 Tetor).

Pavarësisht përkujdesjes së bluzave të bardha, fatkeqësisht 30-vjeçari nuk mundi të mbijetojë. Ndërkohë, gazetari i Report TV, Elvis Hila, informon se Policia vendore ka arrestuar edhe drejtuesin e mjetit bujqësor, duke ia nënshtruar hetimeve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?