Lezhë, hidrovori i Balldrenit del jashtë funksionit! Fermerët e Torovicës i druhen përmbytjeve

16 Nëntor 2022, 14:42| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 14:48

  • Share

Mbjellin tokat por shpesh here nuk marrin prodhim. Ky është shqetësimi i fermerëve të Torovicës në Lezhë. Stina e reshjeve ka shtuar friken e përmbytjeve! Kanalet kulluese janë pastruar nga bashkia por kjo ndërhyrje nuk jep garanci për shmangien e rrezikut.

 “Kemi frikë për përmbytjet se sidomos zona nga këtu deri në fund të fshatit përmbytet gjithmonë. Ajo do shumë kanale. Unë kam mbjellë grurë dhe nuk I kanë marrë mbi 3 kujntal për dynym”- u shpreh një fermer.

Hidrovori i Balldrenit që evadon ujerat e Fushës së Torovicës ka dalë thuajse jashtë funksionit, ndaj kërkohet ndërtimi i një hodrovori të ri.

“Problem është hidrovori. Këtu në fakt është një zonë e ulët komplet. Po mos u vu hidrovori këtu nuk ke çfarë i bën. Atje del jashtë pompa komplet, këtu ka përmbytje”, thotë një fermer tjetër.

“Frikë kemi sa të duash se tokat janë të deformuara, nuk janë të sistemuara. Por shpresojmë që këtë vit të japë rezultat kullimi”, shprehet një fermer tjetër.

Torovica ka qenë një ndër zonat me rendiment mjaft të lartë në bujqësi, por përmbytjet e vazhdueshme vitet e kaluara kanë detyruar shumë fermerë të heqin dore nga ky sektor.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?