Lezhë/ Dalja nga shtrati e kanalit kullues la pas dy ura të dëmtuara në Fishtë, dëme të vogla në bujqësi

10 Tetor, 14:02| Përditesimi: 10 Tetor, 14:20

  • Share

Situata e krijuar një natë me parë nga përmbytjet në Zadrimë të Lezhës është përmiresuar, por duke lënë pas dëme në infrastrukturë. Uji është tërhequr, ndërsa problemet më të mëdha jane krijuar në fshatin Fishtë, ku vërshimi i përrenjeve malor dhe dalja nga shtrati e kanalit të ujërave të larta përmbyti oborret e disa banesave si dhe dëmtoi dy ura.

Banorët thonë se itensiteti i reshjeve ishte mjaft i lartë, duke krijuar një situate kaotike mbrëmjen e së mërkurës. Ata kërkojnë pastrimin e kanalit të ujrave të larta dhe rehabilitimin e përrenjeve malor si e vetmja mënyre për të shmangur përmbytjet në këtë zonë.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu thotë se sasia e reshjeve ka qenë mjaft e madhe, ndërsa po verifikohen të gjitha problematikat e konstatuara dhe do të behet një plan ndërhyrje.

Sipas të dhënave zyrtare në një hark kohor mjaft te shkurter sasia e reshjeve në Zadrime ka qenë mjaft e madhe ç’ka sollen vërshim të ujerave malor, duke sjellë dhe këto problematike.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?