Foto ilustruese

Leku fundos valutat, euro 99.4 lekë kurse USD 89 lekë

13 Shtator, 16:31| Përditesimi: 13 Shtator, 16:32

  • Share

Kursi i këmbimit, ka arritur rekord të ri zhvlerësimi. Euro po këmbehet në minimumin e saj historik prej 99.4 lekë, duke humbur 0.11 pikë krahasuar me ditën e djeshme.

Kurse krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, zhvlerësimi i monedhës evropiane përllogaritet në 9%, pasi aso kohe këmbehej nga 106 lekë deri në 108 lekë.

Në rënie të fortë është e dollari amerikan, i cili e mbyll javën me 0.75 pikë më pak se dje. Një dollar sot kushton vetëm 89 lekë, vlera më e ulët e regjistruar ndonjëherë. Kurse vjet në këtë periudhë dollari këmbehej me 100 lekë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?