Lamtumirë Skënder Rusi, liriku i dashurisë dhe i dhimbjes! I biri: Shkroi vargje deri në frymën e fundit

1 Qershor, 16:30| Përditesimi: 1 Qershor, 17:35

  • Share

Në moshën 72-vjeçare pas një sfide të gjatë me sëmundjen e parkinsonit, mbylli sytë liriku i madh, Skënder Rusi. Mëngjesin e 31 Majit, para se te jepte frymen e fundit, shkroi dy poezi te reja, tregon mes dhimbjes, i biri Eris Rusi, njëheresh redaktor letrar.

“Skënder Rusi e fillonte ditën me poezi dhe e mbyllte me poezi. ”, tha ai.

Ndërsa daljen e fundit publike, poeti e pati në tetor të 2023-shit, kur promovoi librin “Dalëngadalë unë po bëhem ikje”. Poeti i dhimbjes së bukur dhe dashurisë njerëzore duket se e la si testament këtë libër.

“Libri i fundit i Skender Rusit, ka një titull që e ka zgjedhur vete “Dalëngadalë po bëhen ikje”, që në një farë mënyre do të ishte fundi i jetes fizike, por jo i jetes shqipërtëtore që do e mbajë gjithmonë të lidhur me publikun”, shprehet i biri, Eris Rusi.

Miq e dashamirës të poetit, intelektualë të Korçës morën pjesë në homazhet e zhvilluara këtë të shtun¡ në hollin e teatrit “Anton Zako Cajupi”.

“Ju shua Korçës një neon vezullues. I iku Shqipërisë një yll që do shkelqejë në përjetësi nëpërmjet vepres së tij, rrezatimit të poezive të tij”, tha aktori Petrika Riza.

“Është pikëllim i thellë për gjithë ne, miqtë… iku liriku i koheve modern dhe njeriu i mrekullueshem”, tha Entela Kasi drejtore e ‘PEN Albania’.

Skënder Rusi prehet në qytetin që i dedikoi poezine “Korçes një fjale dashurie”. Ai la pas një krijimtari të pasur letrare me 26 libra, vëllimeve me poezi, të vlerësuara me çmime, të përfshira në disa antologji kombëtare e ndërkombëtare. 

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?