Lakror i ardhur me maja me qepë të njoma, kos dhe gjizë nga zonja Albana

25 Shtator, 11:38| Përditesimi: 25 Shtator, 11:40

  • Share

Lakror i ardhur me maja

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 20 gr maja buke
  • 250 ml ujë të vakët
  • 1 filxhan kafeje vaj
  • Pak kripë

Mbushja:

  • 1 kg qepë të njoma
  • 2 kokrra vezë
  • 500 ml kos
  • 1 filxhan çaji qumësht
  • 150 gr gjizë ose djathë
  • 1 lugë supe gjalpë
  • 1 filxhan kafeje vaj
  • Kripë, piper, nenexhik

Përgatitja:

Qepët e njoma i grijmë imët, i vendosim në një tigan të madh dhe i skuqim me pak gjalpë e vaj. Shtojmë pak ujë dhe kur shohim që kanë ulur volumin, shtojmë qumështin, gjizën, piperin, kripën, 1 lugë miell gruri, pak nenexhik dhe i përziejmë. E largojmë masën nga zjarri dhe shtojmë kosin e vezët. Ndërkohë që mbushja e lakrorit ftohet paksa përgatisim brumin. Tresim majanë në ujin e vakët, shtojmë kripën, vajin dhe zëmë brumin. Uji hidhet dalëngadalë, aq sa të na formohet një brumë jo shumë i butë, por as shumë i fortë. E punojmë pak mbi banak dhe e ndajmë në dy pjesë. Lyejmë tepsinë me pak vaj. Hapim njërën pjesë të brumit, aq sa është tepsia dhe e shtrojmë duke i lënë pak anët të ngritura. Hedhim harxhin, të cilin e kemi të ngrohtë dhe e hapim uniformë në të gjithë sipërfaqen. Hapim edhe pjesën tjetër të brumit dhe e shtrojmë përsipër. Rregullojmë anësoret e lakrorit, e spërkasim me pak vaj dhe e lëmë të mbuluar për 30 minuta, sa të fryhet brumi. Piqet në 200 gradë, për 35 minuta. Më pas e heqim nga soba, e lyejmë me pak gjalpë dhe e mbulojmë.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?