Miroslav Lajçak dhe Aleksandër Vuçiç

Lajçak viziton Serbinë më 10 shtator

9 Shtator, 22:36| Përditesimi: 9 Shtator, 22:40

  • Share

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Beogradin më 10 shtator. Presidenca serbe njofton se Lajçak do të zhvillojë takim me presidentin Aleksandër Vuçiç.

Fokus i bisedave do jetë dialogu Kosovë-Serbi, ndërsa BE kërkon të organizojë një tjetër takim në Bruksel.

Kujtojmë që një javë më parë Lajçak vizitoi Kosovën, nga ku deklaroi se është arritur dakordësi për rundin e ri të dialogut mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç. Megjithatë, emisari evropian nuk tregoi se kur do të mbahet ky takim.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?