Laç, vijon procesi i Rindërtimit për ringritjen e lagjes së re, në korrik 60 familje me apartamente të reja

11 Qershor, 14:54| Përditesimi: 11 Qershor, 15:06

  • Share

Në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në bashkinë e Kurbinit vijon intensivisht procesi i Rindërtimit, duke u shtrirë në të gjitha lagjet e rrugët e brendshme.

Kreu i qeverisë Edi Rama ishte sot në Laç, i shoqëruar edhe nga kryetarja e Bashkisë së Kurbinit Majlinda Cara e cila deklaroi se janë drejt përfundimit 60 apartamente dhe brenda muajit korrik do të hidhet shorti për shpërndarjen e tyre dhe akomodimin e familjve.

Aktualisht janë në ndërtim e sipër apartamente të 3 tipologjive, (1+1; 2+1 dhe 3+1), të shpërndara në 10 pallate, pjesë e zonës së re për zhvillim, ku brenda këtij viti do të akomodohen 375 familje.

Krahas ndërtimit nga themelet të apartamenteve të reja me kushte optimale, po bëhet edhe ndërtimi i rrjetit rrugor dhe infrastrukturës urbane të zonës përreth, duke zgjeruar hapësirat publike, dhe duke krijuar komoditet në lëvizjen e mjeteve, me akses të përmirësuar për lëvizjen e këmbësorëve dhe korsi të dedikuar të lëvizjes me biçikleta.

Projekti parashikon ndër të tjera edhe ngritjen e një qendre të re shëndetësore për qytetarët.

 

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?