Pakt PS-PD! Miratohet me 90 vota pro dhe 4 kundër nën/Komisioni që kontrollon KLSH-në, opozita merr drejtimin! Spaho: Doni ta zaptoni! Kuvendi seancë maratonë

25 Korrik, 11:13| Përditesimi: 25 Korrik, 23:07

  • Share

TIRANË- Me 90 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot (25 korrik 2024) ngritjen e nënkomisionit për Kontrollin e Sektorit Publik pranë Komisionit të Ekonomisë që do të kontrollojë Kontrollin e Lartë të Shtetit, institucionin më të lartë të kontrollit ekonomik e financiar.

Debatin e fortë në fillim të seancës u hodhën pas krahëve kur deputetët e Partisë Demokratike të Sali Berishës dhe deputetët e Partisë Socialiste bashkuan votat për ta miratuar projektvendimin “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik”. Bëhet fjalë për një strukturë të re parlamentare brenda Komisionit për Ekonominë dhe Financat që ka të bëjë me llogaridhënien e Kontrollit të Lartë të Shtetit në Kuvend,

Votën kundër e dhanë, vetëm deputetët Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj, Bujar Leskaj dhe Tritan Shehu, ndërsa abstenoi deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. 42 deputetë që ishin prezent në sallë nuk morën pjesën në votim.  

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla bëri publik dhe deputetët që do të jenë pjesë e nën Komisionit, ku drejtimin e ka marrë opozita me Kryetare deputeten Emilja Koliqin, zv.Kryetare Antoneta Dhima dhe me anëtarë Enslemvera Zake, Pranvera Resulaj - PS. Ndërkohë ajo që ra në sy është se Nikolla njoftoi se pjesë e këtij nën Komisioni ishte caktuar dhe Edmond Spaho por ky kishte njoftuar dorëheqjen përpara seancës.

Debati para votimit
Mollë sherri për debatin në seancë u bë Kontrolli i Lartë i Shtetit për të cilin opozita kërkoi të futet në rend dite raportimi vjetor i kreut të këtij institucioni, Arben Shehu. Ata kërkuan që të miratohet rezoluta vjetore brenda 2 seancave maratonë, të fundit që zhvillohen për këtë sesion. 

Në mënyrë të pa shpjegueshme ju nuk keni përfshirë as sot as nesër raportimin të një institucioni kushtetues, KLSH. Praktikë e tillë nuk ka ndodhur më parë dhe është shkelje e hapur e pavarësisë së KLSH. E kuptoj që veprimtaria e KLSH mund të ketë shqetësuar shumë kolegë në sallë” tha deputeti Gazment Bardhi.

"Sot që flasim Komisioni i Ekonomisë nuk është ende gati për të dorëzuar një raport e prezantuar një rezolutë. Duhet të na sjellë edhe disa përgjigje. Nuk ka nevojë KLSH për avokatinë tuaj”  tha deputeti socialist Eduard Shalsi   

Opozita u hodh në sulm dhe akuzoi socialistët se kanë ambicie të kapin institucionin që auditon veprimtarinë shtetërore.

Deputeti Edmond Spaho tha se u tërhoq pasi sipas tij ka një tentativë për të zaptuar edhe KLSH-në.

‘Ka tentative që të hedhe hallkat në kreun e KLSH-së. Me një gjuhë rrugaçërore i drejtohej institucionit të KLSH. Është i vetmi institucion që ka denoncuar sterilizimin, inceneratoret, check-up, onkologjikun. S’keni vullnet politik. Prandaj u tërhoqa. Ua kam thënë këtë edhe aleatëve. KLSH rekord në komisione për 4 ditë. Ju jeni të paturp dhe arrogantë. Silleni si palaço dhe me këtë paturpësi keni kërkuar që të rishikoni ligjin për kontrollin e shtetit që ta vini në zap dhe atë.’- tha Spaho.

Në debat u përfshi edhe deputeti socialist Erion Braçe, për të cilin është I papranueshëm fakti që opozita tenton të bëjë politikë me KLSH.

“KLSh është auditues jo gjykatë as prokurori. Të vish në komisionin e Ekonomisë e të mos bësh asnjë pyetje e më pas të vish të stisësh një seancë vetëm me pyetje është banale, e një niveli ordiner. Mos mbivlerësojmë funksione dhe mos ngremë problem aty ku nuk ka. Nuk ka precedent që shkarkohet një kryetar KLSH-je nuk duam ta kapim “

Sherri mes tyre denigroi dhe në ofendime personale. Pas komenteve pa mikrofon të Braces në adresë të Edmond Spahos, erdhën dhe sharjet "palaço" . Por më pas deputetët hodhën pas krahëve sharjet dhe bashkuan votën për miratimin e nënkomisionit që jepet e drejta e auditimit financiar të vetë Kontrollit të Lartë të shtetit, duke shqyrtuar projektbuxhetin vjetor të institucionit përmes audituesve të jashtëm që do të përzgjidhen nga ky nënkomision për të kryer kontrollin e financiar të KLSH.

Nënkomisioni do të shqyrtojë gjithashtu raportet e qeverisë mbi zbatimin e buxhetit të shtetit dhe raportet e KLSH mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e buxhetit të shtetit. Zbatimi ose jo i gjetjeve dhe rekomandimeve të KLSH për institucionet e audituara do të jetë gjithashtu në fokus të punës së kësaj strukture.

Votimi i nenkomisionit qe do kontrolloje KLSH
Vote Pro
: 90 deputetë
Votë Kundër
Ervin Salianji
Enkelejd Alibeaj
Bujar Leskaj
Tritan Shehu
Abstenoi: Petrit Vasili
42 deputetë prezentë nuk votuan
Përbërja e komisionit
1-Emilja Koliqi, PD kryetare 
2- Antoneta Dhima PS zv.Kryetare
3- Enslemvera Zake e PS anëtare
4- Pranvera Resulaj - PS
5- Sorina Koti - PD

Votimi i Nenkomisionit per Auditimin e Sektorit Publik 

Votat u bashkuan edhe për rezolutat për një sërë institucionesh të tjera, mes të cilave të SPAK, me votën kundër vetëm të Enkeleid Alibeajt dhe zgjatja e afatit deri në tetor të komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi, ku votë kundër dha Erion Braçe.

Ora 22:58
AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen e 128 faqeve online

1721941301_armelakrasniqi.png

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi prezantoi në kuvend raportin vjetor të vitit 2023, ku tha se janë rritur ankesat ndaj mediave me 7.9% krahasuar me 2022-shin. Krasniqi tha se 89% e ankesave janë bërë nga qytetarët, ndërkohë që shumica ishin për shkelje të drejtave të njeriut, të fëmijëve dhe mos respektim të etikës.

Pas ankesave AMA ka vendosur 6 gjoba për mediat. Po ashtu në kuvend drejtuesja e AMA tha se mbetet problem serioz pirateria televizive, dhe se vjet i është kërkuar AKEP të mbyllë 128 faqe online për këtë shkelje. Sipas AMA, pirateria televizive është sfidë e madhe pasi po bëhet nga serverë të ndryshëm të botës dhe është e vështirë të identifikohen.

“390 ankesa në total, 89% e ankesave për mediat kanë ardhur nga individë, rreth 59% janë për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të etikë, 16% për shkeljen e të drejtave të fëmijëve...3.6% për komunikime tregtare. 49% janë vënë tërheqje vëmendjes. Kemi vendosur 6 gjoba. 114 transmetime janë monitoruar 49 raste shkelje, 55% reklama të fshehta, 33% shkelje etike, 10% reklama mbi shëndetin dhe medikamentet, 2% reklama politike.

Ju kemi dërguar shkresa zyrtare, tërheqje vëmendje në 48 raste dhe vetëm 1 gjobë. Kemi kërkuar nga AKEP të mbyllen 128 faqe online kryenin pirateri televizive. Pirateria bëhet nga serverë të ndryshëm të botës, dhe është e vështirë të identifikohen”, tha Armela Krasniqi.

Ora 20:37
‘A e shkarkoni dot Alfred Pezën?’, Zhupa e Bardhi debate në Kuvend, anëtari i Këshillit të RTSH ‘kryqëzon’ duart! Ndërpritet seanca

 

Një debat u zhvillua në seancën plenare të Kuvendit lidhur me RTSH, ndërsa anëtari i Këshillit Drejtues po raportonte për veprimtarinë e RTSH për vitin 2023.

Ndocaj nuk iu përgjigj pyetjes së Zhupës nëse Këshilli Drejtues mund të shkarkojë drejtuesin Alfred Peza dhe kjo solli debate, ndërsa deputetët Ina Zhupa e Gazment Bardhi nuk e lejuan Ndocajn që të flasë. Ky i fundit u pa në foltoren e Kuvendit me duar të ‘kryqëzuara’, ndërsa nënkryetarja Ermonela Felaj dha 5 minuta pushim.

Ora 20:06
Zgjedhjet në Himarë, Dule: Doni të rrëmbeni pronat, të ndaloni greqishten e të përçani qytetarët! Spiropali: Tavo nuk troket në dyert e padronëve, do i japim zgjidhje halleve të Himarës

Deputeti Vangjel Dule dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali replikuan në seancën e sotme plenare. Dule akuzoi mazhorancën se kërkon të grabis pronat e himariotëve dhe të heq gjuhën greke. Nga ana tjetër u përgjigj Spiropali që thekson se PS do i jap zgjidhje halleve të himariotëve.

Dule: I keni çuar sot Himarës një kandidat të importuar. E çuat bashkë me farefisin, dhe i bëtë zgjedhës në bashki. I çuat edhe bashkëpunëtore duke ju shpërndarë role, e duke u premtuar troje. I çuat një kandidaturë produkt i merkatos politike. Kandidaturë që kryeministri e akuzonte si tepsixhi dhe ai kryeministrin drogaxhi. E keni prezantuar si një minoritar. E çoni tek lumi i Vlorës si kandidat, që do ndalojë të flitet greqisht në Himarë. Është i qartë objektivi juaj, himarjoteve doni tu rrëmbeni pronat, dhe banorëve të lumit të Vlorës po tentoni ti merrni ujin e lumit. Në këto kushte keni ndërsyer duke shkelur ligje e parime gjithë administrata është në Himarë. Anëtarët e Këshillimit të Ministrave e bëni me turne shërbimin tuaj për të rrëmbyer mandatin e bashkisë Himarë. Po ju garantoj çfarëdo që të bëni, nuk ka shantazhim, kërcënim e joshje që mund të përdorni për të mposhtur frymën himariote. Nuk mund të rrëmbeni pronën, trashëgiminë e dinjitetin e tyre.

Spiropali : Zgjedhjet për bashkinë e Himarës nuk janë referendum politik, por janë zgjedhje lokale për banorët atje drejt zgjidhjeve. Zgjedhjet në  Himarë nuk janë zgjedhje për të përçare minoritetin dhe shqiptarët por për të bashkuar qytetarët atje. Zgjedhjet për bashkitë nuk janë për të ndarë pronat, copat apo ndikimet të brendshme ose të jashtme, por janë zgjedhje që ato troje, ti vëmë në funksion të zhvillimit. Kemi zgjedhur një kandidat që di të bëjë punën dhe të përfaqësojë shqiptarë e grekë. Ne me zgjedhjet e Himarës nuk bëjmë politikë as të brendshme as të jashtme, por do ti Himarës japim zgjidhje për problemet e tyre lokale jashtë ndikimeve që e kanë kthyer këtë beteje elektorale në një luftë të pakuptimtë ndikimesh që nuk ju bëjnë nderë. Nga ata që vunë kandidat persona me rekorde aty, e deri tek ata që sot e mbajnë jashtë litarin e përçarjeve për bashkinë e Himarës.  Himara do të ketë një kryetar bashkie që nuk troket në dyert të padronëve të fshehur apo të hapur, por troket vetëm tek qytetarët për tu kërkuar besimin dhe votën.

Ora 12:50
'Nivel ordiner', Braçe përplaset me Bardhin për KLSH në Kuvend! Kreu i grupit të PD: Palaço!

Me debate është shoqëruar seanca e sotme plenare, teksa kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi u shpreh se Kuvendi po shkel ligjin, pasi ka hequr nga lista raportimin e kreut të KLSH në seancë, për shkak se duhet të mbyllet sesioni brenda korrikut.

Deputeti i PS Erion Braçe u shpreh se kreu i KLSH ka raportuar për disa herë në Komisionin e Ekonomisë, dhe se anëtarët e PD nuk i kanë bërë asnjë pyetje.

“Në Komision nuk kanë bërë asnjë pyetje, sot stisin një seancë vetëm me pyetje, kjo është e neveritshme, e një niveli ordiner”, tha Braçe.

Më pas Bardhi ka replikuar nga vendi dhe pa mikrofon, ku me tone të larta i është drejtuar Braçes duke i thënë “palaço”.

“Kur shkel Kushtetutën, palaço je”, i tha Bardhi Braçes.

Ora 11:34
Braçe i drejtohet opozitës: KLSH s’është Gjykatë dhe Prokurori, por auditues i jashtëm! S’ka asnjë qëllim që të kapim këtë institucion

 

Me debat është shoqëruar në Kuvend raportimi i kreut të KLSH-së Arben Shehu në komisionin e Ekononise. Opozita akuzon mazhorancën se po përpiqet që të intimidoje dhe të kontrollojë KLSH-në.

Deputeti socialist Erion Braçe tha se kreu i KLSH-së nuk ka precedent që të shkarkojë mazhoranca drejtuesin e KLSH-së.

‘Nuk e kuptoj këtë shqetësim që ngrihet kaq lart në nivel politik këtu, seanca e raportimit të kreut të KLSH e ka gjithë procesin brenda dhe habia ime nuk ka të bëjë me këtë që po ndodh këtu, por kreu i KLSH-së nuk ka shprehur as bezdi as mos vullnet, por ka qenë prezent është përgjigjur në komisionin e ekonomisë dhe nuk është hera e parë që ndodh këtu.

Në këtë sallë kemi ish kreun e KLSH dhe ai ashtu ka bërë, ka qëndruar 3-4 ditë edhe nuk ka patur pakënaqësi, KLSH nuk është gjykatë, prokurori është audituesi suprem i shtetit, dhe ata që janë në këtë sallë duhet të kuptojnë që janë palë.

Thënë të gjitha këtu, mos mbivlerësojmë funksione dhe mos ngremë problem aty ku nuk ka, pakënaqësia e vetme është që në atë komision ka kaq shumë kacafytje sa vihet në siklet edhe kreu i KLSH, të vish në kom ekonomisë e mos t bësh asnjë pyetje e të stisësh një seancë me pyetje këtu është banale e krejt ordinere.

Unë nuk kam thënë se jam i pakënaqur me punën e KLSH-së. Jam i kënaqur e kam thënë dhe në Kuvend. S’ka ndodhur kurrë që mazhoranca të shkarkojë drejtuesin e KLSH, për këtë të jeni të qetë.’- tha Braçe.

Deputeti Edmond Spaho tha se mazhoranca po kërkon që ta fusë në një qorrsokak nëse ngre probleme.

‘Po presion për ta trembur KLSH ka? Që mos ngrini më probleme, se po ngritët do futeni në qorrsokak A ka precedent që të jetë thirrur një nëpunës publik për të diskutuar masat. Ku e mbështesni? Qenka presion. KLSH ka kërkuar masa për 1500 veta hajde i thërrasim ato. Këto janë shkeljet që bën ai. Jeni e detyruar kryetare. Këtu nuk është anarki që të bëhet si i do qejfi njërit e tjetrit.’- tha Spaho.

Ora 10:59
Raportimi i KLSH 'mollë sherri' në Kuvend/ Bardhi: Të futet në rend dite! Shalsi: Nuk është ende gati! Braçe: S’ka asnjë qëllim që të kapim këtë institucion

Me debate të ashpra nisi seanca e kësaj të enjteje në Kuvend. Këtë herë, mollë sherri u bë Kontrolli i Lartë i Shtetit për të cilin opozita kërkoi të miratohet rezoluta vjetore brenda 2 seancave maratonë të fundit që zhvillohen për këtë sesion, me prezencën e kreut të KLSH, Arben Shehut.

‘Jemi detyruar të bëjmë seanca shtesë në fund të korrikut në shkelje të kalendarit për të mbuluar mbylljen e miratimit të rezolutave brenda këtij sesioni për shkak se bëhet fjalë për detyra që ne u lëmë institucioneve kushtetuese. Në mënyrë të pashpjegueshme ju nuk jeni përfshirë as sot as nesër. Raportimi në kuvend të një institucioni kushtetuese të KLSH-së. Ka ndodhur dhe ne do të duhet të dënojmë në shkelje të kushtetutës të ligjit të shteti. KLSH është vënë para një situatë të pandodhur në 34 vite në kuvend kur një rast të vihet një punojnë se administratës publike përballë kreut të KLSH. Po shpikni procedura. Kryetare rezoluta apo draft rezoluta është lexuar nga komisioni i Ekonomisë. Duhet të mblidhet sot të miratojë draft rezolutën dhe KLSH brenda këtij sesioni do të duhet të ftohet për të raportuar ditën e nesërme në seancën plenare. Keni shkelur çdo afat të miratuar nga seanca plenare. Mundësoni që Komisioni Ekonomisë të mblidhet sot dhe të fotni dhe të përfshini në rendin e ditës raportimin e KLSH-së.’- tha Bardhi.

Nga ana tjetër, kryetari i komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsi tha se po presin ende përgjigje nga kreu i KLSH-së në lidhje me skandalin te Onkologjiku.

‘Nuk përmban asnjë habi qëndrimet e hallakatura të, që s’mund ti thuash as grup. Shpresoj që Bardhi të jetë iluminuar mbi nënkomisionin që sapo miratuam, ku një anëtar dha dorëheqjen sapo kishim rënë dakord. Bardhi t’i kërkoj ndjesë partnerëve ndërkombëtar. Moza Dhëmbi, ushtron një funksion për të cilin KLSH ka kërkuar shkarkimin nga detyra. Është precedent i ri për Komisionin e Financave, por ditën që vëmendjen tonë erdhi shkarkimi nga detyra i një njeriu i një rangu të lartë, i cili vjen për të mbrojtur buxhetin i kërkuam që të sqaronte motive dhe arsyet që e kanë çuar në një masë të tillë ekstreme një punonjëse për të cilin grupi i PD-së ishte shqetësuar. Skandali i Onkologjikut, është deklaruar e kallëzim penal, kemi pyetur a ka patur a jo dhe s’kemi ende një përgjigje. Në këtë kontekst, ua thash s’ka nevojë KLSH për avokatinë tuaj. Po vijon përgatitja për projektrezolutën e KLSH.’- tha Shalsi.

Nënkryetarja e Ekonomisë, Sorina Koti tha se duhet të mblidhet urgjent Komisionin Ekonomisë dhe të raportojë KLSH.

‘KLSH i ka dhënë përgjigjet. S’ka ngelur asnjë përgjigje e pa dhënë.’- tha Koti.

Deputeti socialist Erion Braçe tha se nuk ka precedent që të shkarkojë mazhoranca drejtuesin e KLSH-së.

‘Nuk e kuptoj këtë shqetësim që ngrihet kaq lart në nivel politik këtu, seanca e raportimit të kreut të KLSH e ka gjithë procesin brenda dhe habia ime nuk ka të bëjë me këtë që po ndodh këtu, por kreu i KLSH-së nuk ka shprehur as bezdi as mos vullnet, por ka qenë prezent është përgjigjur në komisionin e ekonomisë dhe nuk është hera e parë që ndodh këtu.

Në këtë sallë kemi ish kreun e KLSH dhe ai ashtu ka bërë, ka qëndruar 3-4 ditë edhe nuk ka patur pakënaqësi, KLSH nuk është gjykatë, prokurori është audituesi suprem i shtetit, dhe ata që janë në këtë sallë duhet të kuptojnë që janë palë.

Thënë të gjitha këtu, mos mbivlerësojmë funksione dhe mos ngremë problem aty ku nuk ka, pakënaqësia e vetme është që në atë komision ka kaq shumë kacafytje sa vihet në siklet edhe kreu i KLSH, të vish në kom ekonomisë e mos t bësh asnjë pyetje e të stisësh një seancë me pyetje këtu është banale e krejt ordinere.

Unë nuk kam thënë se jam i pakënaqur me punën e KLSH-së. Jam i kënaqur e kam thënë dhe në Kuvend. S’ka ndodhur kurrë që mazhoranca të shkarkojë drejtuesin e KLSH, për këtë të jeni të qetë.’- tha Braçe.

Ndërsa deputeti Edmond Spaho tha se mazhoranca po kërkon që ta fusë në një qorrsokak nëse ngre probleme.

‘Po presion për ta trembur KLSH ka? Që mos ngrini më probleme, se po ngritët do futeni në qorrsokak A ka precedent që të jetë thirrur një nëpunës publik për të diskutuar masat. Ku e mbështesni? Qenka presion. KLSH ka kërkuar masa për 1500 veta hajde i thërrasim ato. Këto janë shkeljet që bën ai. Jeni e detyruar kryetare. Këtu nuk është anarki që të bëhet si i do qejfi njërit e tjetrit.’- tha Spaho.

M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?