Kuvend/ Debate për shpërblimin e ish-të burgosurve politikë! Açka: E djathta nuk bëri sa duhet për viktimat e komunizmit! Gjylameti: Trajtimi i ish-të burgosurve, faqja e zezë e PD

28 Maj, 14:31| Përditesimi: 28 Maj, 20:56

  • Share

Nuk kaloi pa debate mbledhja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku deputetët e PS dhe PD replikuan për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve nga regjimi komunist.

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti tha se qeveria i ka kushtuar vëmendjen e duhur kësaj shtrese, ndryshe nga e djathta që i la për faqe të zezë.

‘Kështu si e keni nisur, dëmshpërblimin e bëni në 2054!’- tha Kastriot Piroli.

Blerina Gjylameti Politikë me jetën e njerëzve nuk bëhet, deri në 2013 dëmshpërblimi ishte për faqe të zezë. Pd mund të kishte bërë më tepër.

Që e djathta nuk ka bërë sa duhet për krimet e komunizmit e pranoi edhe vetë deputetja e opozitës Flutura Açka. 

“E djathta me ardhjen në pushtet nuk i vuri pikat mbi I”- tha Açka.

Kundër, Açka u shpreh për nismën për ndërtimin e muzeut në fshatin fshatin Reps të Mirditës. Ajo tha se muzeu për krimet e komunizmit duhet të ndërtohet në ish-burgun e Spaçit.

‘Do bëhet një shtëpi muze në Reps, jo në Spaç, janë gjëra të rënda, duhet të jemi shumë të kujdesshëm’- u shoreh Açka.

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit miratoi një rezolutë për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, ku i kërkon ndër të tjera, më shumë bashkëpunim me autoritetin e dosjeve për pasurimin e të dhënave për viktimat e komunizmit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?