Kush janë 19 përfaqësuesit e Shqipërisë në 'Eurovision' që nga 2004! 7 nuk u kualifikuan në finale, 'Suus' i Rona Nishliut më e suksesshmja, a do kalojë Ronela Hajati?

10 Maj 2022, 18:16| Përditesimi: 10 Maj 2022, 18:48

  • Share

TIRANË- Shqipëria ka pasur performancën e parë në Eurovision në vitin 2004 me Anjeza Shahini e cila arriti që të shkonte jo vetëm në finale, por edhe të renditej e shtata. Që nga 2004 deri 2022, Shqipëria është përfaqësuar nga 19 artistë, nga të cilët 12 kanë arritur që të shkojnë në finale dhe 7 prej tyre jo. Rezultatin më të mirë, vendi ynë e ka pasur me Rona Nishliun, me kënë "Suus", duke u renditur në vendin e pestë. Pritet për t'u parë nëse Ronela Hajati me këngën 'Sekret' në çfarë vendi do të renditet.

Anjeza Shahini
Më 2004, Shqipëria u paraqit në festival me Anjeza Shahinin, e cila garoi me këngën “Imazhi yt”.  Ajo arriti të zë vendin e shtatë në finalen e “Eurovision”.

Ledina Çelo
2015 Ledina Çelo, përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Nesër shkoj”. Ledina e zuri vendin e 16-të në natën finale të festivalit.

Luiz Ejlli
Në vitin 2006, Shqipëria u përfaqësua në “Eurovision” me këngëtarin Luiz Ejlli. Artisti mori pjesë me këngën “Zjarr e ftohtë”, por nuk arriti të kualifikohet për finale.

Frederik Ndoci dhe Aida Ndoci
Në vitin 2007 Shqipëria u përfaqësua nga Frederik dhe Aida Ndoci, Ata u paraqitën  “Hear my Pela”, e cila nuk arriti të kualifikohet për finale.

Olta Boka
Më 2008, Olta Boka garoi në festivalin “Eurovision” me këngën “Zemrën lamë peng”. Artistja zuri vendin e 17-të.

Kejsi Tola
Në vitin 2009, Shqipëria dërgoi si përfaqësuese këngëtaren Kejsi Tola me “Më merr në ëndërr”. Sikurse Olta, edhe ajo zuri vendin e 17-të.

Juliana Pasha
Në 2010 Juliana Pasha garoi me “It’s All About You” dhe me të zuri vendin e 16-të në finale.

Aurela Gaçe
Vitin 2011, Aurela Gaçe ishte përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Evropian, me këngën “Feel the Passion”. Artistja nuk kishte arritur të kualifikohet për në natën finale.

Rona Nishliu
Viti 2012 deri tani është më i suksesshmi për Shqipërinë në festivalin e këngës evropiane. Kjo sepse Rona Nishliu me këngën “Suus” arriti të renditej e pesta në natën finale, sukses i cili deri më tani nuk ishte arritur kurrë më parë nga Shqipëria.

Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko
Në vitin 2013, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko u zgjodhën për ta përfaqësuar Shqipërinë në “Eurosong”. Kënga me të cilën morën pjesë ishte “Identitet” dhe nuk u kualifikua në finale.

Hersi Matmuja
“One Night’s Anger” është kënga e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” në vitin 2014 me këngëtaren Hersi Matmuja, e cila fatkeqësisht nuk u kualifikua për finale.

Elhaida Dani
Në vitin 2015, Shqipëria garoi me Elhaida Danin me këngën “I’m Alive”.  Artistja arriti të futet në finale dhe u rendit e 17-ta.

Eneda Tarifa
Kënga përfaqësuese e vitit 2016 për Shqipërinë është “Fairytale” e Eneda Tarifës. As këtë vit, Shqipëria nuk u kualifikua në finale.

Lindita Halimi
Më 2017, Shqipëria u përfaqësua në “Eurovision” nga këngëtarja kosovare, Lindita Halimi, e cila performoi këngën “Botë”, pa arritur për t'u kualifikuar në finale.

Eugent Bushpepa
Më 2018, Eugent Bushpepa u zgjodh përfaqësues i shtetit shqiptar në “Eurovision”. Ai arriti të kalojë në natën finale me këngën “Mall”, dhe u rendit i 11-ti.

Jonida Maliqi
Në vitin 2019, në “Eurovision” Shqipëria u përfaqësua nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës”, me të cilën u kualifikua në finale dhe arriti të renditet e 18-ta.

Arilena Ara
Më 2020, Festivalin e RTSH-së e fitoi Arilena Ara, e këngën “Fall from the sky”. Fatkeqësisht, festivali “Eurovision” vitin e kaluar është anuluar për shkak të pandemisë.

Anxhela Peristeri
Në vitin 2021, Shqipëria e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri me këngën Karma u kualifikua në finale, por mori vetëm 57 pikë të cilat e rendisin atë në vendin e 21.

Ronela Hajati
Në 2022, Shqipëria prezantohet me Ronela Hajatin me këngën 'Sekret'.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?