Kush i prishi kioskat në Tiranë? Esencë-Report Tv

20 Tetor, 21:30| Përditesimi: 20 Tetor, 21:40

  • Share

Historia e Mit'hat Havarit, ish drejtues i lartë i Policisë së Shtetit sjell në Esencënë Report Tv jetën e tij mbi librin e shkruar nga po ai vetë me titull: Mes dy epokash. Si nisi Havari të prishë kioskat në Tiranë dhe ndër të tjera jeta policeske me bandat e Beratit dhe viti 1997. Esencë, çdo të premte dhe të diel, ora 21:00 në ekranin e Report Tv.

Eljan Tanini: -Emrin e Mit’hat Havarit e kam dëgjuar gjithmonë për mirë edhe atëherë kur Tirana kishte një kakofoni të tmerrshme kioskash, por edhe në lajme dhe televizion! Përse ky libër mes dy epokash z.Havari?

Mit’hat Havari: -Unë e kam patur në mendje që një ditë duhet të shkruaja këtë libër. Këtë gjë do e bëja një ditë kur të kisha mbyllur hesapet e mia me punëdhënësin, me shtetin. Në një takim që kam patur me shkrimtarin e ndjerë Ismail Kadare, së bashku me bashkëshorten e tij Zonjën Helena Kadare, ai më tha:

-A ke menduar ndonjëherë të shkruash?

-Po, kam menduar të shkruaj historinë time. I thashë unë me gjithë kërshëri te ai.

Kadare pyeti: -A mban shënime?

Unë i them: -Jo se i mbaj mend. Ndërkohë unë isha fillestar. Kadare më tha:

-Duhet të mbash shënime menjëherë sepse harrohen.

Kishte të drejtë. Ndërkohë unë e korrigjova shënjestrën. Kam punuar 5 vjet për këte libër me standarte. Redaktimi dhe botimi  i librit janë profesionale. Është historia ime Libri Mes Dy Epokash.

Eljan Tanini: -Kush i prishi kioskat në Tiranë Z.Havari? Meta apo Rama?

Mit’hat Havari: -Në libër këto fakte i kam trajtuar me përpikmëri, me pikë dhe presje. U largova nga Ministria e Brendshme, isha Drejtor i Policisë së Tiranës, isha bërë pengesë e madhe për superstrukturën në atë kohë, sepse isha futur thellë në sistem. Kam qenë një ndër drejtuesit e sukseshëm. Një rend dhe qetësi publike 20 vjet më parë, aq shumë të dëshiruar edhe sot.

Garda e vjetër e Enver Hoxhës, ministri i kohës gjithashtu edhe ai bir funksionari i kohës, nuk më donin më. Nuk më morën në atë detyrë për sytë e bukur, më morën se kishin nevojë.

Prandaj, në fund të vitit 2000, më eleminuan dhe më transferuan për të me fyer dhe për të mos pranuar detyrën, nga Drejtor në Shef Çarmatimi, në raport me aftësitë e mia profesionale ishte një fyrje.

Kalova në një papunësi. Ndërkohë Ilir Meta kishte një farë respekti për mua. Sepse në ngjarjet e vitit 1998 kur u ekzekutua Azem Hajdari, i ndjeri, nga Tropoja dhe jo nga Vlora. Kisha lënë burgjet në atë kohë, isha drejtor i përgjithshëm i burgjeve dhe isha transferuar. Më kthyen në Ministrinë e Brendshme, po me të njëjtën gradë, Kolonel. Opozitës nuk është se ia ndjente shumë për Azemin, por kishte hallin e pushtetit të saj, njësoj si sot, vazhdon tradita e shkatërrimit, Ministria e Brendshme u asfiksua, bandat kriminale dogjën e shkatërruan çdo gjë, unë dhashë një lloji kontributi modest.

Ilir Meta ka ardhur atë mbrëmje dhe më tha:

-Ti Mit’hat Havari ke treguar veten edhe herë të tjera. Këtë ma tha në prani të Anastas Angjelit. Unë i thashë: -Kam bërë detyrën.

Kështu u futa në bllokun e tij. Kur ishte Kryeministër Pandeli Majko, u futa në krye të policisë së Tiranës. Kur thashë diku në ekran që me ka emëruar Pandeli Majko, Ilir Meta më tha se i kam thënë unë Pandeliut. Unë e besoj këtë. Kur Meta ishte Kryeministër, më thirri dhe më emëroi Drejtor të Përgjithshëm të Policisë Ndërtimore. Sa u emërova atje, unë nisa goditjet në të gjithë Tiranën. Kishte kapo në atë kohë, jo do të të vrasin etj… U vendos që do të prishej Parku Rinia. Unë isha në Durrës në fundjavë, më mori në telefon, i thashë që jam këtu. Z.Meta më tha që po të dërgoj makinën të të marrë, dhe do vish te shtëpia e komandantit.

I thashë: -Te shtëpia e Enver Hoxhës, te komandanti?

Ilir Meta: -Jo te Mehmet Shehu.

Vajta, ishte një sallë e madhe ku po luhej ping-pong. Atje pashë Edi Ramën me Ndre Legisin. E pashë Edi Ramën shumë të shqetësuar në një qoshe, shumë të mërzitur. Unë kisha raporte të mira me të, zyrtare.

Mora raketën, nisa të luaj. Ndërkohë Meta më pyet: -Ku e ke mësuar ping-pongun?

Unë i them Metës: -Mësohen herët këto! Sepse e pashë nga mënyra si e mbante pallaskën. Ndërkohë unë kisha mësuar bilardo dhe ping-pong në Orikum, në Pashaliman. E gjithë zbavitja në atë qytezën e vdekur ishte ky sport.

Meta: -E di pse të kam thirrur? Do prishim Parkun Rinia.

Unë: -Ooooo shyqyr që vendose! E kisha gangrenë atë vend. Nuk e shihja dot!

Ndërkohë Meta qesh, ka një të qeshur karakteristike, të fortë. Ishte i veshur me tuta sporti.

Meta: -Do vish në darkë në Kryeministri në orën 7 panjeçerek.

-Po, i thashë unë.

I lashë po ashtu siç i gjeta. Rama ishte sterr i zi i stresuar, Legisi diku tjetër po qeshte, ishte me musteqe të zeza ende në atë kohë Ndre Legisi.

Ndërkohë unë shkoj në orar te Meta dhe më thotë: -Komandant, e the kështu pa problem shyqyr që vendose? E kupton se çfarë është atje?

Unë: -Ça është? Disa gërmadha dhe vetëm kaq, asgjë nuk ka atje. Tokë e shtetit, dua vetëm një mbështetje nga policia.

Sa u ndava nga ata, në korridor Edi Rama me atë gjatësinë e tij më tha: -Eshtë në take-tuke ky? (Për Metën, vendimin e tij).

Rama është i zgjuar, i rafinuar, është “furbo”. Në atë mbledhje ishte Ilir Gjoni, Anastas Angjeli, e gjithë “byroja”, qeveria. Ishin të gjithë fytyrë zverdhur.

Hapet mbledhja me fjalinë: Ne kemi vendosur të prishet Parku Rinia. Nuk flet njeri.

Flet Ilir Gjoni: -Mit’hat? (Me atë megallomaninë që i buron nga i ati, nga ai Xhelili që tha për ata që u futën në ambasada se ata janë jashtëqitja e kombit. E që tani ende ia faturojnë Ismail Kadaresë. E ka thëne te Pallati i Kulturës, atje ku u bë mitingu. Ai më tha sikur të lëme dy kioska, Lady Diana dhe diçka e Ramë Gecit. Një majtas e një djathtas.

Unë i them: -Këtu nuk kam ardhur për të bërë diferencime. Janë të gjithë të barabartë përballë ligjit.

Meta tha: -Drejtues i operacionit është Mit’hat Havari. Rama nuk kishte asnjë funksion. Rama ishte Kryetar Bashkie, nuk kishte as forca për të shkatëruar.

Policia ishte në dispozicion, ndërkohë ushtria hoqi inertet. Në fund Bashkia mbolli lulishten.

Edhe Meta kishte lidhjet e tij. Fidel Ylli, Vaidin Lamen etj… Krokodili ishte pronë e nipit te Lames. 

Godita Vlorën, po atje edhe ndërtimet pa leje. Ndërkohë Kryeministër ishte Bashkim Fino. Ndërkohë ky i fundit më tha që do të kalosh Zëvendës Drejtor i Policisë së ndërtimit sepse është funksion politik. Po pse i thashë unë, deri tani nuk ka qenë funksion politik? Unë e kuptova hakmarrjen, i thashë që këtë vend e ka marrë lumi!

Vajta në Durrës, ndihmova Vangjush Dakon, ai në atë kohë ishte Drejtor i Policisë së Durrësit, djalë i ndershëm dhe korrekt. Unë ia dorëzova në rregull familjes së tij. Përgjegjësinë ta mbajnë ata që nuk e dorëzuan korrekt.

Në kohën e diktaturës, më ka thënë një miku im i besuar, ishte Fabrika e Bukës, vidhnin edhe në atë kohë shqiptarët. Ra në sy të Manush Myftiut e gjitha kjo, shkon atje e ju thotë: -Dëgjoni këtu, vjedh drejtori pa vjedhin punëtorët. Dhe ashtu u bë. Hoqën drejtorin dhe ndryshuan gjërat.

Në datën 18 dhe 20 Tetor zhvillohet Festiali i Librit Shqip në Toronto, libri im Mes dy Epokash do të jetë atje.

Memisha Gjonzeneli ka thënë për librin tim:

-Libri i Mit’hat Havarit nuk duhet lexuar, duhet studiuar.

Roland Olli për librin e Havarit ka thënë: -Unë pashë Rolandin atje te libri yt.

Ish mësuese Yllka Veliaj ka mbajtur shënime në letër për librin Libri shtrihet në dy epoka.

Eljan Tanini: -Nga vjen mbiemri juaj Zoti Havari?

Mit’hat Havari: -Jemi pers. Është mbiemër i bukur, përveçëm. Havari ka vetëm në Dukat të Vlorës. Nuk ka 2 Mit’hat Havari as në fis e as në Republikë.

Eljan Tanini: -Kush ua ka vënë emrin me Mit apostrof hat?

Mit’hat Havari: -Ashtu e ka patur Mit’hat Frashëri. Babai im ishte nacionalist dhe kundër regjimit monist. Dukati nuk ka patur familje të lidhura me luftën. Dukatin e ndryshoi Ali Pashë Tepelena me turqit. Të parët e mi kanë qenë të lidhur me shkollën.

Eljan Tanini: -Ju keni një meritë absolute për vendosjen e rendit në Berat, gjysma e dytë e vitit 1997.

Mit’hat Havari: -Isha rehabilituar nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar, sepse me hoqën nga puna prej Qeverisë së Sali Berishës për shkaqe objektive. Më thirren në zyrë, më propozuan të shkoja në Berat, unë e ëndërroja atë. Doja të shkoja atje, doja të shtypja bandat se ishin të gjitha të Partisë Demokratike, 90 përqind. U thashë Po me të parën. Përpara meje kishin thirrur edhe 5 të tjerë.

Më lanë vetëm, godinë e shkatëruar, policia e shkatërruar, civila gjysma e policisë. Altin Dardha nuk ishte atje.

Ishte banda e vëllezërve Jaupi në Lagjen Çelepias. Ata ishin kriminelë te regjur. Po ashtu edhe Banda e Burhan Tomorrit bashkë me Bujar Çamin (Hajrullaun).

Vëllai i Burhan Tomorrit i kishte vrarë vëllain Altin Dardhës, këtu nisi lufta.

Në një operacion policie, pyes policin se e kujt ishte një vilë aty pranë. Ai kishte frikë të fliste. Mezi tha që ishte e Ilir Jaupit.

Sipër në ballkon ishte një vajzë që po na dëgjonte, atë e kishin përdhunuar nga të dy vëllezërit. Ajo më ka shkruar dhe falënderuar që atë ditë i shpëtova jetën. U bëra heroi i zemrës së saj. Policia ishte në shërbim të tyre.

Eljan Tanini: -Me sa policë dilje?

Mit’Hat Havari: Me rreth 10-15 vetë, dy furgona. Jo më shumë se 30 vetë. Kur e panë që u forcua struktura erdhën edhe policët e tjerë. Në përndjekje me policinë, u vra edhe një nga vëllezërit Jaupi, unë nuk kam qenë atë ditë. Këtë ma kanë faturuar mua gojët e liga. Pas goditjes në Çelepie, unë godita Bujar Çamin. Sepse atje pensionistët nuk merrnin dot pensionin, vajzat nuk shkonin dot në shkollë, djemtë nuk dilnin dot në lagje etj… Ata kishin edhe kontrolle armësh kundraajrore. Komunistët e Beratit asnjëherë nuk na kanë mbështetur. Kam bërë më shumë karierë me të majtën se të djathtën, e kam dosjen 215 faqe. Jam 2A në dosje.

Më thirri gjykata për Bujar Çamin si dëshmitar. Ai ka vrarë dy djem 17 vjeçarë, i dogji te kazani i plehrave. Ai u dënua me 25 vjet burg, e sollën nga Gjermania. Vajta si dëshmitar, pas 20 vitesh në Berat. E gjeta po ashtu të shkretë, ka qindra djem nënash të vrarë që kërkojnë drejtësi në atë tokë. Vajta atje në gjyq, nisën të bënim makinacione. Ndërhyra te prokurori i çështjes, dëshmova. Vrasësi ishte pas meje, nëna dridhej. Dëshmova atë që duhej. 

Eljan Tanini: -Pse kaq i egër Berati?

Mit’hat Havari: -Nuk ka qenë i egër. Pushtet i korruptuar, fëmijët me armë në dorë. Thonë që janë vrarë 200 djem në Tropojë, janë mbi 2600 vrasje jo të zbuluara që nga viti 1997. Në këtë botë njeriu ka kohë të turpërohet edhe në pleqëri, edhe në moshë të thyer! Edhe pas vdekjes.

Eljan Tanini: -Vitin 1997, e bëmë ne apo të tjerët?

Mit’hat Havari: -Absolutisht ne, vetëm një njeri, Sali Berisha. Pushteti, u çmend. Unë votova kundër tij. Berisha nuk është ngopur kurrë me pushtet!

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?