Kryeministri Kurti në takim me admiralin e NATO-s, Stuart Munsch

Kurti takon admiralin amerikan të NATO-s, diskutohet për sigurinë në Kosovë dhe dialogun

27 Gusht, 19:29| Përditesimi: 27 Gusht, 19:32

  • Share

PRISHTINË - Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali amerikan Stuart Munsch, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Përmes, një njoftimi në faqen zyrtare të Komandës së Napolit, bëhet e ditur se Munsch gjatë takimit me Kurtin ka biseduar për sigurinë në Kosovë dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Komandanti i JFC Napoli, Admirali Stuart Munsch, u takua me z. Kurti sot në Prishtinë, Kosovë. Diskutimet e sotme u fokusuan në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet në mbarë Kosovën dhe mbështetjen e NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?