Albin Kurti, Stephen Doughty dhe Lord Stuart Peach

Kurti takim me ministrin britanik për Europën: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kyç për integrim rajonal

14 Tetor, 10:33| Përditesimi: 14 Tetor, 10:37

  • Share

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në prag të nisjes së samitit të Procesit të Berlinit ka takuar ministrin britanik të Shtetit për Europën dhe Amerikën Veriore, Stephen Doughty, dhe të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar

“U diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, fushat e ndryshme të bashkëpunimit ndërshtetëror, me theks tek ajo e mbrojtjes, proceset integruese Euro-Atlantike të Kosovës dhe mundësitë e reja në shërbim të thellimit të raporteve bilaterale”, thuhet në deklaratën e publikuar nga zyra e kryeministrit.

Më tej të dyja palët uruan Forcën e Sigurisë së Kosovës për suksesin në Garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, ku ekipi i FSK-së u radhit i dyti, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në mesin e ekipeve nga 36 shtete të ndryshme të botës.

“Në 10-vjetorin e Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri theksoi që marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kyçe për bashkëpunim e integrim rajonal. Ai e falënderoi ministrin e shtetit Doughty dhe emisarin Lord Peach për rolin e rëndësishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj republikës sonë”, thuhet më tej në deklaratë.

Në fund Kurti ka falënderuar ministrin Doughty dhe emisarin Lord Peach për rolin e rëndësishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?