Kurti në ShBA, Departamenti i Shtetit: Nuk kemi asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar

21 Gusht, 16:57| Përditesimi: 21 Gusht, 17:01

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të zhvillojë asnjë takim në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Nga DASH kanë thënë se nuk kanë asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar.

“Nuk kemi asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar,” – shkruan në përgjigjen e DASh-it për Kallxo.com.

Kryeministri Kurti është duke qëndruar në ShBA, ku po merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, me ftesë të NDI-së.

Ndërsa, nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, dy ditë më parë kishin njoftuar në lidhje me udhëtimin e Kurtit në ShBA, ku kishin thënë se gjatë kësaj kohe, Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale.

“Përgjatë qëndrimit në ShBA, Kryeministri do të ketë edhe takime të ndryshme bilaterale,” – thuhet në njoftimin e ZKM-së, ku kishin treguar për agjendën e Kurtit në ShBA.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?