Adoleshentja 14-vjeçare

Bota

Kur shndërron vështirësinë në frymëzim, adoleshentja që zbuloi talentin e saj në pikturë gjatë karantinës: Kënaqësia është e madhe dhe ky është shpërblimi

6 Nëntor 2021, 13:00| Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 13:10

  • Share

Ndërsa shumë njerëz kanë përjetuar momente shumë të vështira gjatë pandemisë, ka disa prej tyre që i kanë shndërruar ato në frymëzim dhe kanë krijuar art!

Pikërisht këtë ka bërë edhe adoleshentja 14-vjeçare, Makenzy Beard, e cila zbuloi talentin e saj të fshehtë, pikturën. Ishte ai edhe momenti, kur atë e zbuloi bota...

“Në një kohë kur nuk mund të dilja, të vrapoja apo edhe të ecja, vendosa të merrem me diçka tjetër. Kështu që provova të pikturoj.”, ka thënë ajo.

Si u bë e njohur? Ajo “pushtoi” titujt e gazetave, pasi krijoi portretin e fqinjit të saj, fermerit Goëer John Tucker dhe e prezantoi gjatë një shfaqjeje verore gjatë korrikut dhe gushtit në Akademinë Mbretërore të Arteve.

Portreti i fundit që ka krijuar 14-vjeçarja është i gjyshit të saj, i cili është padiskutim fansi i saj më i madh.

“Është e vështirë ta besosh, ajo ka një talent kaq natyral. Nuk kam fjalë për ta përshkruar Ajo ka filluar, trajnime, pa asgjë, është e gjitha natyrale.’ , ka thënë ai.

“Është një kënaqësi e madhe që marrë kur pikturoj dhe ky është shpërblimi, duhet të qëndroj kështu nëse dua ta shijoi”, tha ajo, duke shtuar se kjo është edhe arsyeja që nuk dëshiron ta bëjë profesion përveç se hobi.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?