Fabio Borini feston golin me Sampdorian

Kupa e Italisë/ Dhunë në derbin e Genoas, Sampdoria kalon pas penalltive! Më tej Udinese dhe Cesena (VIDEO)

26 Shtator, 10:50| Përditesimi: 26 Shtator, 10:52

  • Share

Kupa e Italisë zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës tre nga ndeshjet e fazës së 1/16. Ndeshja më e rëndësishme ishte derbi i ‘Ferraris’, ku Sampdoria kaloi më tej kundër Genoas. Një biletë për në 1/8 edhe për Udinesen dhe Cesenan.

Në ‘Ferraris’, Genoa dhe Sampdoria barazuan 1-1 pas kohës së rregullt, teksa ishin dorianët e Andrea Sottil që kaluan më tej pas penalltive. Genoa me Pinamontin kaloi e para në epërsi, ndërsa Borini në minutën e 83 barazoi gjithçka, me Sampdorian që kaloi më tej. 15 të plagosur dhe dy tifozë të ndaluar pas përplasjes mes ultrasve.

Udinese fitoi 3-1 kundër Salernitanës me golat e Bijol, Luca dhe Ekkelenkamp. Nga ana tjetër Cesena fitoi 0-1 kundër Pisas me golin e Celia.

Deri në këto momente janë mësuar këto çifte: Juventus - Cagliari, Fiorentina - Empoli, Atalanta - Cesena, Milan - Sassuolo, Roma - Sampdoria, Inter - Udinese.

Ora 10:51
Genoa - Sampdoria, 15 të plagosur dhe dy ultras të ndaluar pas përleshjes mes tifozëve


Pesëmbëdhjetë persona të plagosur lehtë, brenda dhe jashtë 'Marasit' dhe dy të arrestuar. Ky është bilanci i përleshjeve të ndodhura para dhe pas derbit të Genoas në Kupën e Italisë, të fituar me penallti nga skuadra e Sottili.

Një nga të plagosurit u lëndua nga një bombë tymi e hedhur nga ultrasit kundërshtarë. Gjatë trazirave, dy djem u ndaluan nga policia në një rrugicë në Viale Ansaldo ku fshiheshin një grup ultras me kapuç, pasi nisën përleshjet.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?