Marash Kumbulla duke festuar me flamurin kombëtar në 'Air Albania'

Kumbulla një ditë pas triumfit: Një fitore për tifozët, për familjen time, për Shqipërinë, për Italinë

26 Maj 2022, 20:49| Përditesimi: 26 Maj 2022, 20:52

  • Share

Roma triumfoi në finalen e Conference League ndaj Feyenoord me rezultatin 1-0 mbrëmjen e djeshme në Air Albania dhe emocionet për romanët endet nuk kanë përfudnuar.

Mbrojtësi i verdhekuqve, Marash Kumbulla, njëherësh mbrojtësi i kombëtares kuqezi, ka shkruar në rrjetet sociale se emocionet për të ishin të mëdha ndërsa shtoi se kërkon të marrë sërish trofe me Romën në sezonin e ardhshëm.

Ai ia dedikon fitoren tifozëve, familjes, për Shqipërisë, Italisë.

 “Dje ishte një mbrëmje magjike për mua, të cilën do ta mbaj mend për një jetë! Fitimi i trofeut tim të parë në Shqipërinë time është jo vetëm një krenari e madhe për mua, por është një ëndërr që nuk e kam menduar kurrë ta përmbush. ne ndjejmë gjithë dashurinë tuaj në çdo ndeshje. Kjo është për familjen time që më dha gjithçka. Kjo është për Italinë, kjo është për Shqipërinë. Roma fitoi". Kështu Kumbulla në profilin e tij në Instagram feston fitoren e Ligës së Konferencës.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?