Kulaç me ullinj Berati nga zonja Albana

18 Tetor, 11:33| Përditesimi: 18 Tetor, 11:49

  • Share

Kulaç me ullinj

Përbërësit:

  • 15 gr maja birre
  • 1 lugëz sheqer
  • 150-180 ml ujë i vakët
  • 350 gr miell
  • 6 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë kripë e hollë
  • 1 lugëz kripë e trashë
  • 200 gr ullinj

Përgatitja:

Përgatisim majanë me pak ujë, miell, sheqer dhe kripë dhe e lëmë të aktivizohet. Më pas zëmë brumin duke shtuar tek majaja miellin, kripën e imët, gjysmën e sasisë së vajit dhe ullinj të prerë në fetëza. E lëmë brumin të vijë dhe më pas pudrosim tryezën e punës me pak miell ku vendosim brumin e ardhur. E punojmë për pak minuta, formojmë një disk me diametër 30 cm dhe 1 cm trashësi. E shtypim me gishta sipërfaqen duke lënë gropa, e lyejmë me vajin e mbetur, e spërkatim me kripën gjysmë të trashë (ose të trashë). E vendosim tavën me kulaç në furrë në 220-230 gradë për rreth 20 minuta. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?