‘Ku shkuan florinjtë?!’ Qytetarët për Metën: Ndajnë gratë e numërojnë vilat, ne 2 dhoma me zor i bëmë!

24 Tetor, 12:14| Përditesimi: 24 Tetor, 14:33

  • Share

Arrestimin e presidentit të PL-së Ilir Meta pak ditë më parë, qytetarët për Report TV e konsiderojnë të vonuar. Duke komentuar mënyrën e nxjerrjes së ish-presidentit nga makina, ata e quajnë të drejtë pasi policia nuk duhet kundërshtuar, por ka edhe të tjerë që u ka lënë shije të shëmtuar.

“Arrestimin e ka bërë Amerika, se nuk e ka bërë as Edi Rama e askush tjetër. Kanë vjedhur, ndajnë gratë e thonë vila ime, vila e gruas e ish-grua, unë dy dhoma me zor i kam bërë”, thotë një qytetar

“Mirë ja bënë, se florinjtë ku shkuan, florinjtë e Shqipërisë?”, pyet një tjetër.

Për mënyrën e shoqërimit me forcë nga policia disa shprehen:

“Ndoshta ka kundërshtuar, se jashtë po t’i kundërshtosh, ata të thonë dil jashtë dhe nuk ka më kundërshtime”.

“Hetuesia të bëjë punën e vetë, policia ka detyrën, mirë ja bënë”.

“Mirë ja bënë, hakun i bënë”.

“Veprimi shumë i mirë, policia vepron forcën kur nuk bindesh”.

“Për arrestimin jam dakord, por jo në atë mënyrë. Dukemi shëmtuar në vendet e Europës”.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pensioni: 24/10/2024 16:19

    Ta kishin tërhequr zvarrë 100 metra si qen ate maskara. Një pis, delenxhi që shante me fjalor rruge dhe i bënte karshillëk amerikanëve, spakut, prokurorit ..... Qelbësira

    Përgjigju
  • Ops: 24/10/2024 15:35

    Pyetni pencionistet po per vilen e rames cfar mendojne ??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?