Futbollisti shqiptar i Interit Kristjan Asllani

‘Ku është Asllani?!’ Gazzetta dello Sport analizon Interin: Skuadër me pak alternativa

5 Shtator 2022, 11:17| Përditesimi: 5 Shtator 2022, 11:18

  • Share

Humbja në derbi ka djegur dhe vijon të djegë shumë te Interi, jo vetëm për faktin e 3 pikëve apo humbjen përballë Milanit, por sepse nuk ishte një skuadër dinjtoze pasi shumë lojtarë ishin jashtë formës.

Teksa analizohen gabimet në pah nga ‘Gazzetta dello Sport’ kanë dalë alternativat e pakta në skuadër. E përditshmja sportive pyet se ku janë blerjet e verës, përfshirë edhe Kristjan Asllanin, shqiptarin e marrë nga Empoli për gati 16 milionë euro. Mesfushori në 5 ndeshjet e para ka luajtur vetëm 24 minuta edhe pse Brozovic ka qenë larg formës së tij.

Më pas “La Gazzetta dello Sport” analizon situatën edhe të Raul Belanovës, i cili erdhi nga Kaljari, por ai mund të luajë mjaft mirë edhe në korsinë e majtë duke parë konkurrencën e fortë që ka me Denzel Dumfris në të djathtë.

Henkrik Mikitarjanin media italiane e cilëson si liderin klasik të heshtur, i cili sapo u aktivizua në derbi i solli Interit qetësinë e munguar prej shumë minutash. E përditshmja sportive italiane analizon edhe Andre Onanën, i cili për tifozët u cilësua si portieri numër një për këtë sezon, por deri më tani nuk ka pasur asnjë minutë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?