Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe kreu i SPAK, Altin Dumani

Kryepolici Proda takon kreun e SPAK, Dumani: Bashkëpunimi ynë në stad tjetër, rrisim besueshmërisë mes palëve! Luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit

22 Tetor, 10:35| Përditesimi: 22 Tetor, 10:57

  • Share

Tiranë- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka zhvilluar një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Tema e diskutimit ka qenë “thellimi i bashkëpunimit mes SPAK dhe Policisë së Shtetit”, njoftohet nga institucioni.

Në njoftimin zyrtar të theksohet edhe ngritja e marrëdhënieve mes dy institucioneve në “një stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes palëve”

Proda shprehet se Policia është e angazhuar për të bashkëpunuar me institucionet dhe partnerët brenda dhe jashtë vendit.

"Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda zhvilloi një takim me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Ilir Proda dhe Altin Dumani kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, për ngritjen e këtyre marrëdhënieve në një stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes palëve.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit dhe me policitë partnere, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar" thuhet në njoftimin e policisë.

Takimi mbahet një ditë pas arrestimit të ish presidentit të Republikës, aktualisht kreu i PL-së Ilir Meta pasi ndaj tij SPAK kishte firmosur urdhërarrest pasi e heton për 3 akuza: Korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. 

Më parë, edhe në raportet e mbajtura nga kreu i SPAK në KLP, është theksuar mungesa e bashkëpunimit me uniformat blu, sikurse ndër vite herë pas here ka pasur mungesë besueshmërie mes dy institucioneve, në hetime apo operacione, kryesisht me rrjedhjen e informacionit, apo mungesën e bashkëpunimit.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agroni: 22/10/2024 17:06

    Bravo Spakut po ti drejtor viri ne levizje policine e vlores dhe zbaredhe vrasjet se i ke me emra dhe vidjo i dine te gjithe po keni frike nga deputeti i vlores nga pa shpi u be super miljonere me pallate hotele e mbylle ceshtjet e vrasesve keto hetoni

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 22/10/2024 10:50

    DUKET SE SHQIPJA MË NË FUND KA RËN NË ZOT ME TRESHEN RAMA+DUMANI+PRODA. POPULLI KËRKON:HAJDUTËVE E VRASËSVE TU DRIDHET TOKA NDËR KËMBË.TË ARRESTOHEN VIPAT PA DALLIM & TU SEKUESTROHET PASURIA. FUND MARRZISË 34 VJEÇARE. LIKE ËSHTË KLLOUNI NR.2.!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?