Sanna Marin dhe Hillary Clinton

Bota

​​​​​​​Kryeministrja e Finlandës ‘i harbon’ të gjithë! Solidarizohet Hillary Cliton, publikon foton duke u ‘dëfryer’ si sekretare shteti

29 Gusht 2022, 08:33| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 08:37

  • Share

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin e cila rrëmbeu vëmendjen e publikut pati një mbështetje të madhe nga ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hilary Clinton. Ajo i ka dalë në mbrojtje kryeministres së Finlandës, Sanna Marin, e cila është kryefjalë e mediave botërore, pas publikimit të videove duke u dëfryer në festa dhe klube nate. 

Në një postim në Twitter, Clinton ka ndarë një foto ku shihet duke kërcyer në një mbrëmje, teksa ndodhej në Kartagjenë si Sekretare Shteti.

“Siç ka thënë Ann Richards, “Ginger Rogers bëri gjithçka që bëri Fred Astaire. Ajo e bëri atë vetëm mbrapsht dhe me taka të larta”. Këtu jam unë në Kartagjenë ndërsa isha atje për një takim si Sekretare e Shtetit. Vazhdoni të kërceni, Sanna Marin,”– shkruan Clinton në statusin e saj.

Postimin e Clinton e ka shpërndarë edhe kryeministrja Marin, e cila e ka falënderuar ish-kandidaten për presidente të SHBA-së për mbështetjen e dhënë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • katunari: 29/08/2022 12:14

    mos ka qen kjo nate kur Hillary Clinton kercy dhe Bill Clinton ka shqip ate tjetren ????????????????

    Përgjigju
  • Nudisti: 29/08/2022 09:45

    Do solidarizohet edhe Rama me Çucin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?