Edi Rama

Politikë

Kroaci-Shqipëri drejt njohjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, Rama: Përfitojnë rreth 3000 shqiptarë

22 Shtator 2022, 14:19| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 14:56

  • Share

Rreth 3000 shqiptarëve që punojnë në Kroaci së shpejti do t’u njihen vitet e punës dhe kontributet shoqërore për pension. Lajmin e ka dhënë Kryeministri Rama i cili ka shkruar në Facebook se ka përfunduar faza e parë e bisedimeve.

 “Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore.  Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës”, shkruan Rama.

Kujtojmë se edhe mes Shqipërisë dhe Zvicrës pritet që të miratohet se shpejti marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore, kjo pasi pak javë më parë kaloi për miratim në parlamentin e Zvicrës.  Në kuadër të marrëveshjeve për Sigurimet Shoqërore, Shqipëria ka përfunduar rreth një muaj më parë negocimin teknik të marrëveshjeve me pensionet me Italinë. Marrëveshja për njohjen e viteve të punës i vjen në ndihmë 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali.

Qeveria shqiptare po intensifikon bashkëpunimin edhe me Greqinë për të bërë të mundur nisjen e negociatave për njohjen e pensioneve. Në fillim të këtij muaji nisën bisedimet në nivel ekspertësh është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe një ogur i mirë për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve, e cila do të materializonte parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve. Ndërsa nga 1 gushti ka nisur zbatimi i marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Kanadanë. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj bën me dije se rreth 30-40 mijë shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në Kanada pritet të përfitojnë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 22/09/2022 19:18

    Mirnjohje per shtetin kroat qe ra darkord per kete marveshje

    Përgjigju
  • Turi: 22/09/2022 19:18

    Lujm shume i mire per te gjithe diasporen shqiptare ne kroaci

    Përgjigju
  • ana: 22/09/2022 19:15

    me vjen mire qe po behen keto marreveshje te duhura dita dites

    Përgjigju
  • koli: 22/09/2022 19:12

    marreveshjet e duhura per te mbajtur marredheniet e mira me shtetet fqinje

    Përgjigju
  • Olti: 22/09/2022 17:33

    Investime ne cdo aspekt. Organizime frytdhenese per shtatsit shqiptar ane e mbane

    Përgjigju
  • Lisa: 22/09/2022 17:32

    Te knaqet shpirti kur le o te tilla lajme. Le te rojm tvendoset sa me shpejt ne fuqi qe te perfitojne emigrantet qe punojn atje

    Përgjigju
  • Goni: 22/09/2022 17:11

    Marreveshje te tilla shpresojme qe te nenshkruhen dhe me shume shtete te tjera ku ka emigrante shqiptare

    Përgjigju
  • Olto: 22/09/2022 17:10

    Sa mire qe per gjithe emigrantet po dalin vendime te mira per to

    Përgjigju
  • eleonora: 22/09/2022 16:46

    sic ndodhi kjo marrveshje me shtetin kroat une uroj qe te behet ne te gjithe boten

    Përgjigju
  • Beni: 22/09/2022 16:30

    Nje marveshje shume e mir sic ka qen dhe me shtetet e tjera ishalla finalizohet sa me shpejte

    Përgjigju
  • Zana: 22/09/2022 16:27

    Shpresojm qe finalizimi i kesaj marveshjeje te vij sa me shpejte sepse eshte nje ndime e madhe nga qeveria shqipetare per emigrantet qe jetojn dhe punojn ne kroaci

    Përgjigju
  • Elsa: 22/09/2022 16:25

    Keshtu lajmesh pacim gjithmone dicka shume e mire per te gjithe shqiptaret qe punojn ne kroaci

    Përgjigju
  • Reda: 22/09/2022 16:23

    Marrveshje e rendesishme e cila do te sjelle lehtesime per te dy vendet

    Përgjigju
  • Redi: 22/09/2022 15:57

    Te lumte zoti rama qe keni bere kaq shume per ne ne politiken e jashtme

    Përgjigju
  • Erni: 22/09/2022 15:56

    Ju lumte nje marreveshje qe i sherben te gjitheve

    Përgjigju
  • Lesi: 22/09/2022 15:49

    Suport shume i sakte per shtetasit ishalla behet ne cdo vend te europes kjo

    Përgjigju
  • Disi: 22/09/2022 15:47

    Shume mire ndihesh kur e zgjat doren shteti pertej kufijve dhe kjo eshte mese e drejte te ndodhi

    Përgjigju
  • endi: 22/09/2022 15:39

    me vjen mire qe rama mendon edhe per emigrantet shqiptar ne kroaci duke i ber mire me kete gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?