Ronald Koeman

Sport

Kriza e rezultateve, Barcelona shkarkon trajnerin Koeman

28 Tetor 2021, 01:04| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 01:08

  • Share

Barcelona ka shkarkuar trajnerin Ronald Koeman. Lajmi është zyrtarizuar pas mesnate dhe vjen pas humbjes 1-0 ndaj Rayo Vallecano. Klubi katalanas bën me dije se presidenti Joan Laporta i ka komunikuar vendimin e shkarkimit trajnerit holandez që të enjten do përshendetet me futbollistët. Barcelona po kalon një krizë rezultatesh si në kampionat ashtu edhe në Champions. Përvec humbjes  ndaj Vallecanos të mërkurën Barcelona në La Liga ka grumbulluar 15 pikë në 10 ndeshje ku në katër ndeshjet e fundit tre i ka humbur. Favoriti për të zëvendësuar Koeman është ish- futbollisti blaugrana Xavi. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?