Tanket ruse në Ukrainë

Kreshnik Spahiu: Pse shqiptarët e përjetojnë ndryshe nga evropianët luftën në Ukrainë?

2 Mars 2022, 16:08| Përditesimi: 2 Mars 2022, 16:09

  • Share

Pardje u ndjeva shumë keq, kur pashë 300 protestues përballë ambasadës ruse në Tiranë.

Ka rrezik që “Foltorja” mund të mbledh më shumë përballë ambasadës amerikane, për të protestuar kundër “guvernatorëve” amerikan siç i akuzon ajo diplomatët e rrugës Elbasanit.

Kjo nuk ndodh vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë. Ju kujtohen protestat e Vetëvendosjes me vezë dhe bilbila para ambasadës amerikane?

Ka dy javë që dua të shkruaj për luftën, por sot vendosa me trishtim të rendis disa aspekte negative që tregojnë se si ne shqiptarët jemi ende të pa orientuar si popull dhe si dy shtete krahasuar me kombet dhe vendet e tjera evropiane në gjeopolitikën evropiane:

1- Opinioni shqiptar në komente dhe blogje shquhet nga një tendecë papërgjegjshmërie dhe snobizmi jo human, krahasuar me kombet e tjera evropiane të cilët janë solidarizuar me Ukrainën dhe rezistencën heroike ukrainase. Papërgjegjshmëria e qëllimshme në disa raste, por edhe nga injoranca apo mediokriteti në raste të tjera vjen për disa shkaqe:

– Disa e mendojnë që lufta është larg pragut të shtëpisë tyre, ndonëse Ukraina është më afër për shqiptarët sesa për anglezët, francezët, spanjollët apo amerikanët që e kanë 6000 km larg.

– Disa mendojnë se ukrainasit e meritojnë, të ndëshkohen sepse ata nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.

– Disa mendojnë që ukrainasve po ju bëhet mirë që ndodh kështu sepse ata gjatë luftës në ish-jugosllavi u veshën si mercenar pro serb dhe pro maqedonas kundër shqiptarëve.

– Disa mendojnë se nuk vlen të solidarizohen sepse në vendet arabe ka më shumë viktima lufte se në Ukrainë. Ata kërkojnë reagim të balancuar me viktimat në Palestinë, Siri, Libi, Irak ….

– Disa mendojnë që lufta është improvizim mediatik dhe asgjë nuk po ndodh.

– Disa mendojnë se Putin nuk e ka seriozisht dhe do tërhiqet shumë shpejt.

Të gjithë këta nuk janë Shqipëria, por më besoni që janë shumë në numra, madje shumë më tepër se në disa shtete pro Rusisë. Mjafton të lexoni blogjet dhe komentet në rrjetet sociale në Shqipëri dhe Kosovë. Krahasojini me komentet në vendet europiane. Në Gjermani dhe Austri ndonëse jetojnë apo punojnë me qindra-mijëra rus dhe nuk lexon komente kundër Ukrainës aq sa në Shqipëri. Më shumë reagojnë kundër luftë rusët që jetojnë në Europë sesa shqiptarët që e kanë përjetuar me dekada luftën ftohtë dhe komunizmin stalinist.

2- Çdo shtet evropian, ka vendosur në emergjencë rritjen e buxheteve dhe shpenzimeve për ushtrinë dhe armatosjen e vendit. Gjermania nga një shtet i de-militarizuar po kalon urgjent një buxhet 100 miliard euro për armatosjen e vendit. Shqipëria dhe Kosova mjaftohen me ombrellën e NATO-s dhe SHBA, pa menduar se një ditë pas shumë vitesh Amerika mund mos jetë aspak e pranishme në Ballkan. Shqipëria është i vetmi vend në botë që s’ka asnjë avion luftarak, asnjë anije ushtarake, asnjë tank dhe asnjë helikopter lufte.

3- Falë hapjes së depove nga Sali Berisha në vitin 1997 dhe rebelimit për përmbysjen e qeverisë piramidale, Shqipëria është i vetmi shtet në botë që ka më pak armatim se popullata.

Sot numri i armëve pa leje, në çdo shtëpi është disa herë më i madh se ushtria shqiptare.

4- Mediat shqiptare shkuan në Ukrainë për reklamë para se të fillonte lufta dhe u larguan, ndryshe nga mediat evropiane të cilat shkuan dhe s’janë larguar asnjë çast nga fronti luftës.

5- Mediat shqiptare më shumë reklamojnë politikanët shqiptarë sesa konfliktin ushtarak, aq sa duket sikur Shqipëria është negociatore zgjidhjes konfliktit. Është shumë komike, jo profesionale dhe abuzive, reklama pa limit që i vihet në dispozicion retorikës periferike të politikës shqiptare në zgjidhjen e konfliktit ushtarak Rusi-Ukrainë.

6- Trajtimi dhe analizat në Shqipëri, janë tepër sipërfaqësore dhe aspak njerëzore.

90% e hapësirës mediatike në Europë merr kriza humanitare dhe fluksi emigrantëve. Kosto ekonomike dhe njerëzore ka pushtuar mediat europiane. 8 milion ukrainas pritet të mbërrijnë në dyert e Evropës. Gjermania ka deklaruar se pret afro 1.3 milion refugjatë ukrainas, me një kosto 3000 euro në muaj për çdo azilant, e barabartë me 46.000.000.000 (miliard euro) në vit.

Shqipëria ende nuk ka një plan, sa emigrant mund të mbërrijnë në vendin tonë dhe çfarë projekt buxheti ka për mbulimin e kostove.

7- Çdo vend europian ka një Plan B nëse fillon lufta e tretë botërore dhe gatishmërinë për këtë çështje. Në Shqipëri ende as shteti dhe as popullata nuk është e ndërgjegjshme se Shqipëria rrethohet nga aleatët e Rusisë dhe rrezikohet e para nga zgjerimi konfliktit. Minimumi që mund bënte Shqipëria është të pastronte 700.000 bunkerët që ka në territorin e saj, të cilat janë shndërruar në WC-publike.

8- Serbia, Mal i Zi, Greqia tre vende kryesisht me popullatë ortodokse kanë miqësi dhe aleanca tradicionale me Rusinë. I vetmi ishull pro-amerikan në Ballkanin Perëndimor mbret Shqipëria, gjë e cila e bën vendin tonë të ekspozuar dhe vunerabël në konfliktin dhe synimet e Rusisë për hegjemoni dhe destabilizim të rajonit.

Sot më shumë se kurrë duhet të kuptoni pse Amerika ishte e shqetësuar dy vjet më parë për influencën ruse në Shqipëri dhe Ballkan. Atëherë askush nuk e mori seriozisht, rrezikun rus për destabilizimin e Tiranës, Beogradit, Podgoricës dhe Sarajevës.

“Sovranizmi” alla shqiptarçe në Tiranë dhe mosmirënjohja e disa shqiptarëve të Kosovës për NATO-n dhe SHBA, në rastin më të mirë është papërgjegjshmëri, në rastin më të keq tradhëti kombëtare.

Nëse sot nuk do marrim seriozisht rrezikun e luftës, nesër do jetë shumë vonë.

Në rast zgjerimi të konfliktit, mos harroni që Shqipëria do jetë vendi më i rrezikuar që të përfshihet në luftë.

Rusia e ka më të lehtë, destabilizimin e Shqipërisë sesa të Gjermanisë, Polonisë, Italisë, Francës apo shteteve të tjera sepse Ballkani është vatra dhe djepi i aleancave pro-ruse ndër shekuj.

Shpresoj që çdo shqiptar ta shkoj luftën dhe plumbat nga dritarja, ende pa shpuar dyert e tyre.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lomi: 02/03/2022 22:00

    O Niko laraska,na trego më mirë ça pune bën në gjermani, nëse punon? Ose sa lek ke në banka? Ose sa lek merrje rryshfete kur ishe zv kryetar i KLD, se Ukrainën e shkoqisim vetë ne, hë xhan

    Përgjigju
  • Ueee: 02/03/2022 19:29

    Lali ti qe shan shqiptaret ku jeton??? Ne Gjermani ,ne mos gaboj! Mos hep mend per te tjeret qe jetojne ketu. Ketu mund te ekzisrojne te gjitha qe thua ti,ama ti cfare po ben si shqiptar pervecse flet ne portale e tv???! Duke share sic ben ti apo disa te rjere,kemi humbur ndjenjen e lufrimit ndaj padrejtesive,se ti e te tjere si ti kebi perfituar sa mundet e kur nuk mundet me na shate ne shqiptaret,bashkombasit,se gjoja ne jemi te keqinj e ti me i mire e me i gatshem per demokraci.. Mendove ndonjehere qe mbase njerezit kane nevoje per organizim,ndjenje krenarie kombetare dhe jo zhvillim ndjenje infeeioriteti sic ben ti e te tjere si ti??? Ik lufto per Shqiperine ne Gjermani! Ti nuk je as Noli as Konica. Je thjesht Spahiu me fjale shume e vepra ...hic

    Përgjigju
  • Agehej: 02/03/2022 19:29

    Analize gomari! Veshgjati im e ben analizen me mire se K.spahiu. Ja pse une si shqiptar identifikohem me ukrainen…ARMIKU I ARMIKUT TIM ESHTE MIKU IM! Kaq. Robt e motrat doktrines sllave dhe komuniste! Kam doktrinen time Shqiptare dhe Ilire! Qe nga Shqiponja dy krenare qe ruset kane ne shenja kombetare dhe qe vodhen deri tek ylli me henen qe perdor erdogan bq..:ato jane simbolet tona, qe jankemi dhene bizantit. Bizantin….zanafillen e te gjithe shkerdhatacioneve kombetare qe ke - nga greqia deri tek Rusia e krijuan Iliret! Dokletani ishte ai qe e krijoi dhe asnjeri nga turqia deri ne rusi s’ka asnje lidhje me te. Thjeshte perdorin modelin despotik qe u krijua me vone dhe na bejne trimin. Me konstantin dhe justinian qe e drejtuan i ke te Ilire te gjjthe! Te na e rruani tani!

    Përgjigju
    • Soni: 02/03/2022 21:58

      Piji me orar ilaçet, o b*le

  • Muzhiket e PD dhe PS: 02/03/2022 16:59

    Ajo qe e ben me te peshtire dhe me qesharake argumentin se shqiptaret duhet te jene me Ameriken, eshte se kategoria me e qelbur e analisteve, politikaneve, ata qe kane qene sherbetore te foltores dhe gjithe rraca e shkerdhyer e bolshevikeve ne Shqiperi qe e ben mut tigrin prej letre per 50 vjet imperializmin amerikan, jane me Ameriken sot. Keta bythqima keto argumenta le tia thone njeri tjetrit keto neper bordellot mediatike dhe jo popullit shqiptar i cili ka qene dhe eshte me lirine dhe demokracine amerikane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?