Sali Berisha

Kreshnik Spahiu: Pse Berisha po e sulmon Amerikën më egër se Enver Hoxha?

7 Prill 2022, 18:18| Përditesimi: 7 Prill 2022, 18:19

  • Share

Fryma anti-amerikane në Tiranë këto muaj ka rregjistruar kulimin e saj, krahasuar me 100 vitet e fundit. 

Kurrë më parë nuk ka ekzistuar në një pjesë të popullit kaq urrejtje ndaj diplomacisë amerikane.

Ky mllef, kjo urrejtje, ky irritim, kjo pakënaqësi i ka rrënjët vetëm tek një njeri: Ai quhet Sali Berisha.

Lufta e tij kundër diplomacisë amerikane nuk ka fillimin dhe mbarimin gjatë mandatit të ambasadores Yuri Kim.

Sali Berisha ka 25 vjet përplasje dhe beteja me 7 ambasadorët amerikan: Mariza Lino, Jossef Lipreht, Jahmes Jeffry, John Wothers, Alexandër Arvizzu, Donald Lu, Yuri Kim.

Qindra akuza ndaj ambasadorve amerikanë dhe zero kundër ambasadorve rus.

Sulme dhe shpifje të strukturuara.

Intriga nga më të ndryshet duke i akuzuar:

- të korruptuar

- guvernator të emëruar

- kineze

- komunista

- sorosista

- Feminista

- duar të pista

Berisha kur akuzon amerikanët si të korruptuar nuk nxjerr asnjë provë, ndërsa kur ata e akuzojnë atë si të korruptuar i padit në Francë dhe u kërkon prova se ku bazohen që e quajnë familje e korruptuar. Dy standarde për të njëjtën akuzë.

Përplasja 25 vjeçare Berisha-SHBA ka kultivuar një mllef të thellë tek afro 30% e popullsisë kundër amerikanve të cilët besojnë që gjithë ambasadorët amerikan vijnë me valixhe bosh dhe ikin plot.

Kjo frymë anti-amerikane në popull nuk ka egzistuar as në kohën e Enver Hoxhës sepse ai ishte kundër gjithë botës dhe jo specifikisht kundër SHBA.

Artikulimet e Enver Hoxhës kundër Washingtonit ishin më të kujdesshme se Berisha.

Enver Hoxha akuzonte:

- Imperializmin amerikan, por edhe revizionizmin rus,

- dekadencën amerikane, por edhe degradimin sllav,

- Washingtonin, Moskën dhe Pekinin.

Gjatë sistemit komunist të Enver Hoxhës, Amerika ishte për popullin shqiptar toka e premtuar, ndërsa për demokratët e Berishës është toka e korruptuar.

Gjatë sistemit Enver Hoxhës kishim qeveri të izoluar dhe anti-perendimore por populli besonte më shumë Amerikën se Zotin, dhe Zëri Amerikës ishte si Bibla dhe Kurani.

Në 100 vite Amerika ishte shpresa e shqiptarve për liri, demokraci dhe ndryshim.

Sot mijëra shqiptar të frymzuar nga Sali Berisha e shohin Amerikën si “tutor” që po cënon sovranitetin.

SHBA duhet të këpus urgjent fijet e padukshme, që kanë ndezur fitilin e zjarrit anti-amerikan në Tiranë.

Mjafton të hapësh rrjetet sociale dhe të lexosh mijëra statuse “bardheblu” kundër Washingtonit dhe të kuptosh që s’jemi në Moskë dhe as në Pekin por në Tiranën opozitare e cila nuk ka prioritet të largoj nga pushteti Edi Ramën por të largoj nga Shqipëria ambasadoren amerikane.

Komento

Komente

  • dulja: 08/04/2022 05:32

    oo Sali oo RE e zez o vrases o hadute qe nuke i le gje pa bere ate vendi ,keto jane gjykatate shqiptare qe nuke kane bere detyren mire po vetem para kane marre keto 30 vjete

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 07/04/2022 19:54

    Nuk ka asnje vend per nje krahasim te tille.Vetem nese ne nentekst ,ti kreshnik i Spahijve ,kerkon te rrisesh vlerat e saliut.Te vesh krah Enverit saliun ,te cilit ti i sherbeve me besnikeri,(Jo shqiperise sepse ne shkaterrimi e saj ti ke kontribute te pamihueshme) Si te njesosh te zezen,Pra saliun,me te bardhe,Enverin.Qendrimi i Enverit ndaj SHBA Ka kontekstin dhe shkaqet e saj,Jo per faj te shqiperise,por te atyre qe u perpoqen te shbejne shqiperine .Ndersa Saliu nga sherbetor i shba dhe agjenturave antishqiptare,sot kundershton ameriken per bythen e tij dhe te familjes se tij te korruptuar,antishqiptare.po,ti mund te krahasohesh me Saliun,Atij i sherbeve dhe i vjen rrotull Edhe sot.Mjafton te te beje Pak rektor universitetit" Plepi" dhe Pak zv kryetar te KED.ke marre fund,shkruar sa te duash,mbulohu Edhe me glamour,ti je po' ai

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?