Krepa me mbushje nga zonja Albana

28 Prill 2022, 13:29| Përditesimi: 28 Prill 2022, 13:30

  • Share

KREPA ME MBUSHJE

Përbërësit

1 vezë

450 ml qumësht

pak kripë

sheqer

200 ml ujë

300 gr miell

Mbushja

2 lgj vaj

1 qepë e njomë

1 spec jeshil

300 gr gjoks pule

200 gr djath të grirë kaçkavall

1 domate

kërpudha të freskëta

kripë, piper, piper i kuq  pluhur

Përgatitja:

Vendosim në një tas vezët, qumështin, kripën dhe miellin. I përziejmë gradualisht derisa të krijohet masa e duhur për krepa. Krepat i realizojmë në një tigan që nuk ngjit duke i spërkatur me pak vaj. Në një tigan tjetër shtojmë vaj, sapo të ngrohet pak shtojmë qepën e njomë të grirë hollë, specin jeshil, gjoksin e pulës dhe kërpudhat e prera hollë. I kaurdisim derisa të zbuten, më pas shtojmë domaten e prerë në kubikë dhe rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Mbushjen e vendosim në mes të krepit, e spërkasim me djathë kaçkavall dhe e palosim në formën e një zarfi. Sipër krepit të palosur në mes vendosim dhe pak mbushje spërkatur me djathë kaçkavall. I vendosim krepat e mbushur në një tavë të lyer me pak gjalpë. I vendosim në furrë në 200 gradë Celsius për 20 minuta.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?