Kremlini vazhdon me akuzat se Kievi po pengon bisedimet, Zelensky: Ne duam të na rikthehet jeta

27 Maj 2022, 12:45| Përditesimi: 27 Maj 2022, 12:46

  • Share

Të dyja palët kanë dhënë një vlerësim të ri nëse bisedimet e paqes mund të rifillojnë pasi kanë ngecur për javë të tëra.

Presidenti Zelensky thotë se Ukraina nuk është "e etur" të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin por gjithsesi do të duhet.

“Duhet të përballemi me realitetin ku po jetojmë. Çfarë duam nga ky takim. Ne duam të na rikthehet jeta. Ne duam t’i rikthejmë sovranitetin vendit”, tha ai, duke shtuar se Rusia nuk duket e gatshme për bisedime serioze paqeje.

Ndërkohë, Kremlini fajëson Ukrainën për ngrirjen e negociatave. Zëdhënësi Dmitry Peskov u tha gazetarëve të premten se ishte e paqartë se çfarë dëshironte Kievi.

Peskov akuzoi udhëheqjen ukrainase për "deklarata kontradiktore".


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Duhet të përballemi me realitetin, bisedimi me Putin është i nevojshëm,rrezik për katastrofë, 22 milionë tonë drithë të bllokuara


E.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?