Kremlini: Rusia parandaloi kolapsin ekonomik pas sanksioneve perëndimore

19 Nëntor 2023, 14:30| Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 15:41

  • Share

Autoritetet ruse ishin në gjendje të parandalonin kolapsin ekonomik që kërcënoi vendin pas futjes së sanksioneve të paprecedentë në vitin 2022.

Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton Tass.

“Kishte një kërcënim për një kolaps, ne vërtet duhej të mobilizonim të gjitha burimet dhe forcat e brendshme për të parandaluar këtë kolaps. Asnjë vend në botë nuk është përballur ndonjëherë dhe teorikisht asnjë vend në botë nuk është në gjendje të përballojë një goditje të tillë", tha përfaqësuesi i Kremlinit, Peskov, duke vënë në dukje se ekonomia ruse u godit më pas nga barra e sanksioneve të paprecedentë.

Ai kujtoi se kjo ndodhi pas dy vitesh të pandemisë së COVID-it, që ishte edhe një goditje e madhe për ekonominë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?