Dmitry Peskov

Kremlini: Konfiskimi i aseteve ruse në SHBA është i paligjshëm

8 Nëntor 2023, 15:16| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 15:18

  • Share

Rusia do të sfidojë ligjërisht shpronësimin e rezervave të saj në Perëndim dhe do të përgatisë një përgjigje në përputhje me interesat e saj.

Kështu u tha gazetarëve zëdhënësi presidencial rus, Dmitry Peskov, raporton agjencia e lameve Tass.

“Kjo është e paligjshme, shkel të gjitha rregullat e mundshme dhe do të kontestohet pafundësisht nga vendi ynë. Ata që marrin vendime të tilla dhe përfitojnë nga vendime të tilla do të përballen me pasoja shumë të rënda gjyqësore dhe ligjore”, tha Peskov.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se vendet perëndimore po hetojnë bazat ligjore për transferimin e aseteve të ngrira të Rusisë në Ukrainë. 

Ai pretendoi se për të kapur asetet ruse, Perëndimi duhet të ketë bazë ligjore për këtë. BE-ja shpesh ka pohuar se ka bllokuar afërsisht 300 miliardë dollarë të arit dhe burimeve valutore të Rusisë që nga pranvera e vitit 2022.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?