Kronikë

KPK konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik ankimon vendimin, kërkon shkarkimin e Elizabeta Imeraj: Probleme me pasurinë e ish-bashkëshortit dhe integritetin

5 Korrik 2021, 23:30| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 07:19

  • Share

Komisioneri Publik ka ankimuar zyrtarisht vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për  Drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, duke kërkuar shkarkimin e saj. Pas kërkesës së OMN-së, Komisioneri publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen dhe të hedh poshtë vendimin e KPK-së, pasi për OMN kryeprokurorja e Tiranës duhet të rivlerësohet për të tria kriteret. Sipas Komisionerit Publik, Imeraj ka probleme me pasurinë e ish-burrit dhe me integritetin.

Në kërkesën e Komisionerit Publik thuhet se  ndryshe nga sa ka disponuar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, referuar gjendjes së fakteve dhe provave në rastin e Elisabeta Imeraj, Komisioneri Publik ndan gjykim të kundërt, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e saj në detyrë. Për këtë Komisionerit publik kërkon që shkaqet e parashtruara në këtë ankim të merren në konsideratë nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, pas vlerësimit tërësor të procedurave për Elizabeta Imeraj, në përfundim të gjykimit të çështjes, të vendosë shkarkimin nga detyra të saj.  

Sipas komisionerit Publik, Imeraj ka në pronësi ose në përdorim pasuri më të mëdha nga sa mund të justifikohen ligjërisht ose nuk i ka deklaruar saktësisht dhe plotësisht pasuritë e tyre dhe të personave të lidhur. Komisioneri Publik, ndryshe nga arsyetimi dhe përfundimet e KPK për këtë kriter, në rastin konkret konstaton se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë të kundërtën e rezultateve të hetimit pas kalimit të barrës së provës. 

“Nisur nga argumentimi ligjor që është përdorur nga ana e Komisionit në vendimin nr. 363/2021, për sa i takon kriterit të pasurisë, konstatohet se përfundimet e arritura për shumë nga çështjet që lidhen me rivlerësimin e këtij kriteri bazohen në natyrën juridike të regjimit pasuror të subjektit të rivlerësimit dhe ish-bashkëshortit të saj”, thuhet ndër të tjera në ankimimin e Komisionerit Publik.

Edhe në lidhje me pastërtinë e figurës në kërkesën e Komisionerit Publik shkruhet se “Elizabeta Imeraj ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar.”

Për kriterin e tretë atë të aftësive profesioanle, komisoneri publik konstaton se Imeraj “rezultoi e provuar se shtyrjet e afateve të hetimit janë absolutisht të pambështetura/të pajustifikuara dhe ka shfaqur sjellje joprofesionale

“Është e qartë se komunikimi i drejtpërdrejtë me një vëzhgues ndërkombëtar, i cili ka një rol specifik në procesin e rivlerësimit-me qëllimin e vetëm të ushtrimit të ndikimit ndaj tij, me qëllim favorizimin e pozitës si subjekt rivlerësimi, jashtë qëllimit të procedurave të rregullta, siç përcaktohen në kuadrin ligjor, është plotësisht e papranueshme dhe joprofesionale. Asnjë dispozitë ligjore nuk i pengon subjektet e rivlerësimit t’i paraqesin vëzhguesve ndërkombëtarë prova për të garantuar shqyrtimin e plotë në procesin e rivlerësimit, por në këtë rast, përmbajta e e-mailit, dërguar nga subjekti i rivlerësimit më datë 4 nëntor 2019, nuk mund të lexohet ndryshe, përveçse një përpjekje e qartë për të ushtruar ndikim ndaj vëzhguesit ndërkombëtar, me qëllim trajtimin preferencial ndaj saj, ndryshe nga ai që pritet në bazë të dosjes së saj të rivlerësimit. Kjo nuk mund të perceptohet ndryshe përveçse një ndërhyrje e drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë dhe paanshmërisë të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe tregon një model “ujdie”, në një mënyrë informale dhe jashtë qëllimit të procedurës së rregull ligjore, e cila është e papranueshme”, thuhet në ankimim.

Pas ditë më parë edhe ambasadorët e SHBA, Yuri Kim dhe ai i BE-së, Soreca bën thirrje që çështja për Elisabeta Imeraj të gjykohet me integritet

Ankimimi i Komisionerit Publik në KPA

I.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?