KPA përfundon pa vendim vetingun e ish- prokurores së Kukësit Fahrije Gjana

1 Korrik, 22:20| Përditesimi: 1 Korrik, 22:24

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka përfunduar pa vendim vetingun për ish-prokuroren e Kukësit Fahrije Gjana.  

KPA shpalli sot vendimin lidhur me ankimin e kryer nga ish-prokuorja e Kukësit, Fahrije Gjana Vata, kundër vendimarrjes së KPK që e shkarkoi nga detyra atë nga detyra më 28 janar të vitit 2022.

Gjana u shkarkua për shkak të probleme në kriterin e pasurisë.

KPA në njoftim thotë se trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Mimoza Tasi, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Sokol Çomon, Ina Ramën e Natasha Mulajn, vendosi me shumicë votash të përfundojë procesin e rivlerësimit kalimtar për Gjanën pa një vendim përfundimtar për çështjen, me argumentin se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur.

Më 28 mars të këtij viti, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të moshës së pensionit të pleqërisë për prokurores e Kukësit, Fahrije Gjana Vata.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?