Lorenc Mërkuri

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Sarandës, Lorenc Mërkuri

26 Tetor, 21:51| Përditesimi: 26 Tetor, 21:52

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Lorenc Mërkuri. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Ina Rama, me relatore Albana Shtylla dhe anëtaë Sokol Çomo, Natasha Mula e Rezarta Schuetz, pas gjykimit të ankimit të Mërkurit në dhomë këshillimi.

Prokurori Lorenc Mërkuri u shkarkua nga detyra më 22 shtator 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi probleme në të tri kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, profesionalizmit dhe figurës. Megjithëse të tre anëtarët e trupit gjykues, ranë dakord për shkarkimin, ata u ndanë lidhur me një konstatim për pasurinë dhe një tjetër për profesionalizmin.

Lorenc Mërkuri e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Sarandës. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej dhjetorit 2013 deri në shkarkimin e tij, e ushtroi funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Sarandës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?