Prokurorja Rita Gjati

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Rita Gjati

5 Qershor, 17:06| Përditesimi: 5 Qershor, 17:08

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 5 qershor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurores së Kukësit, Rita Gjati. Megjithëse disa prej konkluzioneve të Komisionit nuk janë konstatuar të pabazuara, Kolegji konkludoi se Gjati rezulton të ketë kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë dhe figurës. Ndërkohë, problemet në aspektin profesional nuk u gjetën penalizuese. Gjati nuk ishte e pranishme në seancën e shpalljes së vendimit në KPA.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 19 mars 2021 t largojë nga detyra prokuroren Rita Gjati, duke çmuar se subjekti nuk ishte bindëse në shpjegimet e saj për pasurinë, lidhur me kontaktet e papërshtatshme me një person të përfshirë në krimin e organizuar, si dhe për problemet e konstatuara në kriterin profesional, duke argumentuar se deklarimet e mëparshme të saj nuk përputheshin me provat e siguruara gjatë hetimit administrativ.

Pas ankimit të paraqitur nga subjkti në Kolegj, ky i fundit konstatoi shkelje të rënda procedurale në procesin e kryer në KPK dhe e kaloi çështjen për shqyrtim në seancë publike. Megjithatë, rezultati përfundimtar i shkarkimit të Gjatit, mbeti i pandryshuar.

Sipas kryesueses së trupit gjykues të Kolegjit, gjyqtares Ina Rama, subjekti nuk arriti të përmbyshë detyrimin kushtetutes për të deklaruar saktësisht dhe plotësisht pasuritë si dhe për të shpjeguar bindshëm burimin e tyre. Ajo tha se rezultoi se Gjati ka kryer deklarim të pasaktë dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme për pasuritë, nga për rrjedhojë gjendet në kushtet e deklarimitt ë pamjaftueshëm.

Për një apartament dhe garazh në Sarandë, megjithëse Kolegji ka pranuar pretendimet për korrigjimin e të ardhurave të bashkëshortit si mësues për periudhën 1986-1997, dy kredi të marra nga Fondi Besa dhe të ardhurat nga shitja e një trualli në shumën 1 milion lekë, sërish subjekti e familjarët janë gjetur në pamundësi financiare. Lidhur me mosdeklarimin e bashkëpronësisë së garazhit, u konkludua se subjekti nuk ka përmbushur detyrimin për deklarim të saktë e të plotë.

Situatë të ngjashme, KPA konkludon edhe për një apartament në Tiranë me vlerë 6 milionë lekë të regjistruar në emër të djalit të subjektit në vitin 2021. Sipas kryesueses Rama, pas kontrollit në Kolegj, pavarësisht korrigjimit të disa gabimeve në analizën e KPK, sërish subjekti dhe personat e lidhur të saj gjenden në kushtet e pamundësisë financiare për pagesën e këstit të parë dhe të mobilimit në vitin 2015.

Për një truall 550 m2 në emër të djalit, të fituar me vendim të Këshillit të Bashkisë Sarandë të vitit 2000, si shesh ndërtimi, KPA vlerëson se mosdeklarimi i këtij trualli nuk përbënë fshehje të pasurisë. Por, Kolegji vlerëson se përdorimi i vendimit të Këshillit të Bashkisë Sarandë, i miratuar në mungesë të qartë të kriteteve duke passjellë përfitim të padrejtë të vlerës monetare, ndikon në mosarritjen e një vlerësimi të besueshëm në kriterin e pasurisë.

Deklarimet kontradiktore të subjektit për një hua, Kolegji i cilëson se nuk përmbushin kushtet për t'u konsideruar si deklarim i rremë.

Ashtu si KPK, edhe Kolegji vlerëson se Gjati ka kryer deklarim të pasaktë në kriterin e figurës, pasi nuk ka treguar faktin se ajo dhe bashkëshorti kishin krijuar marrëdhënie juridike me një person të përfshirë në krimin e organizuar, pasi kanë përfituar të drejtën e përdorimit mbi një apartament në pronësi të tij, përpara shlyerjes së çmimit të shitjes. Për rrjedhojë, kanë rezultuar debitorë ndaj tij me një shumë monetare prej 4 milionë lekësh. Kjo situatë vlerësohet nga Kolegji se e vendos subjektin në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm dhe për figurën.

Ndërkohë, parregullsitë e subjektit në kriterin profesional janë konsideruar të pamjaftueshme për të konkluduar se ajo është papërshtatshme në këtë kriter. Për rrjedhojë konkludohet se arrin nivel kualifikues për profesionalizmin.

Në përfundim, Kolegji e ka gjetur të bazuar në fakt dhe në ligj vendimmarrjen e Komisionit për shkarkimin nga detyra të prokurores Gjati, duke e lënë në fuqi./ BIRN

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?