Prokurorja e Tiranës, Suela Salavaçi

KPA rikonfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës Suela Salavaçi

22 Tetor, 19:11| Përditesimi: 22 Tetor, 19:20

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi sot rikonfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi.

Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Rama dhe anëtarë, Sokol Çomo, Rezarta Schuetz e Mimoza Tasi.

“Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 703, datë 28.09.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Suela Salavaçi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, njoftoi KPA.

Prokurorja Suela Salavaçi u konfirmua nga Komisioni më 28 shtator 2023 me shumicë votash, pasi u përball me barrat e provës për pasurinë, që kishin të bënin kryesisht me bilancet negative të prindërve për disa pasuri që i kishin dhuruar si dhe me pamundësitë e konstatuara në vite për investimet dhe shpenzimet e kryera prej saj dhe të bashkëshortit.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?