Shpërthimi në kanalin e Ibër Lepencit

Kosovë/ Shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok

29 Nëntor, 20:56| Përditesimi: 29 Nëntor, 21:55

  • Share

Një shpërthim i fuqishëm raportohet në fshatin Varagë të Zubin Potokut, duke dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

"Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin", ka thënë Elshani.

Ndërkohë, një tjetër sulm u regjistrua në veri të Kosovës, ku një granatë dore u hodh drejt godinës së Komunës së Zveçanit dhe katër makina që kanë qenë të parkuara aty afër.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?