Foto ilustruese

Korçë/ Kanosi babanë, dhunoi bashkëshorten dhe vodhi në një banesë, kapet 41 vjeçari i shpallur në kërkim

17 Korrik, 13:13| Përditesimi: 17 Korrik, 13:23

  • Share

Korçë - Një 41 vjeçar i shpallur në kërkim u vu në pranga nga policia, pasi brenda 10 ditëve kanosi babanë e tij me fjalë, dhunoi bashkëshorten e tij dhe më pas vodhi në një banesë një celular dhe një shumë parash.

Policia e Korçës e vuri në pranga Z.G., banues në Korçë në vijim të masave të planit operacional ‘Sundimi i ligjit’.

Në datën 7 korrik, 41 vjeçari ka kanosur me fjalë në lokalin e tij në lagjen nr.6 babanë  e tij, i cili më parë ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Disa ditë më vonë më datën 13 korrik, 41 vjeçari dhunoi bashkëshorten e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Ndërsa dy ditë më vonë vodhi në një banesë në lagjen nr.10 një celular dhe një shumë parash.

'Komisariati i Policisë Korçë, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, kapi dhe ndaloi shtetasin Z. G., 41 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se:   

-më datë 07.07.2024, në lokalin e tij, në lagjen nr. 6, ka kanosur me fjalë babanë e tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje;

-më datë 13.07.2024, ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

-më datë 15.07.2024, në lagjen nr. 10, Korçë, ka vjedhur në një banesë, një celular dhe një shumë parash.', thuhet në njoftimin e policisë.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?