Korçë/ Ishte shpallur në kërkim se nuk iu bind policisë por u largua me makinë, arrestohet 33 vjeçari

14 Tetor, 09:56| Përditesimi: 14 Tetor, 09:59

  • Share

Korçë - Një 33 vjeçar i shpallur në kërkim mbarëkombëtar ka përfunduar në prangat e policisë së Korçës.

Bëhet fjalë për Matheos Dërsniku i shpallur në kërkim, i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, organizim të lojërave të fatit dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.     

33 vjeçari banues në Korçë ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 27.09.2024, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, dhe është larguar me shpejtësi.

Gjatë kontrollit të kryer me vendim të Gjykatës së Korçës, në banesën e 33-vjeçarit, shërbimet e  Policisë kanë gjetur dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike, informoi sot policia e Korçës.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, me celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Arrestimi u krye ne kuadër të operacionit 'Sundimi i ligjit" 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?