Foto ilustruese

Korçë/ Goditi me grusht një shtetas dhe kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë! Një 30-vjeçar dhunoi nënën e tij! Arrestohen dy persona

28 Maj, 10:31| Përditesimi: 28 Maj, 10:50

  • Share

Korçë - Dy persona janë arrestuar në Korçë orët e fundit. Një 47-vjeçar, M.F., banues në fshatin Drenovë, pasi godit me grushte dhe shkelma një person, kundërshtoi më pas me forcë punonjësit e policisë dhe u arrestua në flagrancë.

Ndërsa një 30-vjeçar B.D., që vuan nga problemet e shëndetit mendor, dyshohet se ka dhunuar nënën e tij.

'-M. F., 47 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, pasi në lagjen nr. 13, Korçë, dyshohet se ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasin T. T. Gjithashtu 47-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar automjetin të cilin drejtonte, duke i kundërshtuar ata me forcë.

-B. D., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.', njofton ndër të tjera policia.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?