Korçë, 620 mijë rasat të rinj të krapit hidhen në liqenin e Prespës! Bie numri i peshkatarëve

1 Tetor, 14:55| Përditesimi: 1 Tetor, 15:18

  • Share

620 mijë rasat të rinj të krapit janë hedhur në liqenin e Prespës. Kjo është sasia më e lartë e rasatit të hedhur e cila nga viti në vit shënon një rritje të kësaj specie në liqenin e Prespës.
Falë kësaj iniciative të përvitshme specia e krapit nuk eshte në rrezik për zhdukje, por perkundrazi ka një rritje e cila pasqyrohet eshe nga gjuetia.

Rreth 900 kunjtal krap peshkohen në vit në liqenin e Prespës. Ndërkohë që shteti fqinj i Maqedonisë së Veriut hedh një sasi më të vogel të rasatit gjithashtu peshkon nje sasi disa herë me te madhe ne vit se pala shqiptare. 

Shqetesues per specialistin e peshkimit pranë Organizatës së menaxhimit të peshkimit Pustec, Kosta Trajca është ulja e numrit te subjekteve të peshkimit ku në të gjithë liqenin e Prespes janë vetëm 48 të tilla. Një shifer kjo që ka ardhur ne ulje nga viti në vit. 

Krapi i Prespës është një specie e cila tregtohet në sasinë më të madhe në tregun rajonal të Korçës, ndërsa vetëm një pjesë e vogël shperndahet në vende të ndryshme të Shqipërisë. Për shkak të kapaciteteve të ulta në peshkim nuk ka pasur iniciativa për eksportim jashtë vendit.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?