Konkursi për gradën 'drejtues' në policinë e shtetit përfundon në Gjykatën Administrative! E paditi një kryekomisar

14 Tetor, 10:42| Përditesimi: 14 Tetor, 10:46

  • Share

Tirane- Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar një padi të kryekomisar Pal Marku ku kërkohet anulimi i procedurave për konkursin për gradën ‘drejtues’ në Policinë e Shtetit. Marku pretendon se konkursi ka pasur shkelje për të favorizuar të preferuarit.

Konkursi për gradën drejtues, u bë kur policia drejtohej nga Muhamet Rrumbullaku dhe ministër i brendshëm ishte Taulant Balla. Nëse ndodh rrezikon futjen në kolaps të gjithë procedurës së gradave në radhët e uniformave blu.

Kryekomisar Pal Marku kërkon anulimin e procesit që u zhvillua nga shkurti deri në prill të këtij viti me pretendimin se mënyra se si u procedua për gradën “Drejtues”, nxori në pah shumë paligjshmëri.

Pavarësisht rezultatit me shkrim ndaj tij dhe disa kolegëve, sipas kryekomisarit, Komisioni i Vlerësimit iu dha shumë pak pikë qëllimisht në testin me gojë. Po ashtu sipas Markut , ish-kryepolici Rrumbullaku ndërroi rregullat dhe kriteret e vlerësimit në mënyrë të paligjshme ndërsa komisioni apelimit nuk ka marrë parasysh asnjë kontestim nga kryekomisarët.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?