Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj në foltoren e parlamentit

'Konflikt interesi', Berisha kërkon përjashtimin nga çështja e tij të partneres së Enkelejd Alibeajt, gjyqtare e 'Kushtetueses'

24 Tetor, 16:27| Përditesimi: 24 Tetor, 16:29

  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paraqitur kërkesë për përjashtimin nga çështja e tij të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, e cila është partnerja e Enkelejd Alibeajt.

Marsida Xhaferllari s’mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes, pasi është në konflikt interesi, përderisa është partnere e Enkelejd Alibeajt, thekson Berisha në dokument.

Alibeaj është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në Këshillin e Mandateve dhe votoi pro heqjes së mandatit të Sali Berishës kur u kërkua nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Një konflikt tjetër me Berishën është edhe ankimimi i deputetit për vulën e Partisë Demokratike dhe kundërshtimi i Berishës si kreun e saj.

Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë më 19 nëntor kërkesën e Sali Berishës për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit të Posaçëm që kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”./ TCH

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjeter: 24/10/2024 19:22

    Uauuu,tani nuk ben me bashkejetusja e Alibeajt Xhaferlkari Sali serbit i duket ne konfilk interesi!! Po qe çane gryken e nuk lane gure pa levisur me gjith Like hajdutin per ta pasur kandidaturen e saj ne kushtetuese,tani na qenka konflikt interesi??!!

    Përgjigju
  • Laçjani: 24/10/2024 17:21

    Aty të ngordhës si qen i zgjebosur mi kriminel,hajdut,vrasës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?