Foto ilustruese

Shëndeti

Konfirmohet prania e gripit në Shqipëri, zbulohen dy raste që i përkasin virusit të tipit A

15 Nëntor 2021, 17:01| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 17:52

  • Share

TIRANË- Pas një viti e gjysmë pandemi ekspertët kanë deklaruar se COVID-i ka mundur gripin e stinës, por ditën e sotme janë zbuluar 2 raste të reja gripi të cilat i përkasin virusit të tipit A. Burime nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë me dije për ‘Report Tv’ se këto dy raste janë identifikuar një muaj më parë.  

Krahas vaksinimit anti-COVID, që prej muajit nëntor ka nisur edhe aplikimi i vaksinës së gripit. Infektimi në të njëjtën kohë si me COVID ashtu dhe me grip mund ta rëndojë gjendjen shëndetësore, ndaj ekspertët shëndetësor rekomandojnë grupet e riskut të kryejnë vaksinën e gripit për të pasur mbrojte.

Besar Hysi, drejtori i Qendrës Shëndetësore nr.6. në një intervistë për 'Report Tv' ka thënë se kushdo që ka kryer vaksinën kundër koronavirusit duhet të presë të paktën 14 ditë për të injektuar vaksinën kundër gripit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?