Kultura

Koncerti “Nata Shkodrane” do të sjellë në skenën e amfiteatrit veror të Tiranës rreth 20 këngë, që do të interpretohen nga  zërat më të njohur të muzikës së qytetit verior ndër vite.

16 Korrik 2021, 16:19| Përditesimi: 16 Korrik 2021, 14:34

  • Share

Perlat e këngës qytetare shkodrane që kanë lënë gjumë në dekada do të zbresin  më datë 21 korrik kryeqytet, ku zërat më të njohur të qytetit të Shkodrës do të interpretojnë me repertorin e tyre në amfiteatrin e Tiranës.

Këngët më të bukura të repertorit të muzikës qytetare shkodrane do të zbresin më 21 korrik në një natë gala koncerti me tinguj të muzikës tradiconale në kryeqytet.Artistët shkodranë janë në prova e fundit ndërsa udhëheqi artistik Andi Unaza premton se nata e kulturës shkodrane do të jetë plot surpriza.

“Është përzgjedhur një repertor që përket disa brezave që tek kënga qytetare e vjetër me traditë që ruhet edhe sot në ambientet e gëzimet familjare e deri perlat që kanë lënë gjurmë ndër vite. Që do të preformohen nga solistë të moshave të ndryshëm. Përgatitjet janë drejt fundit, kaq për momentin pjesë tjetër e leme surprizë", ka thënë udhëheqësi artistik Andi Unaza.

Këngëtarja e re Megi Serreqi shprehet se kjo natë do të jetë e vecantë për publikun kryeqytetas…..

“Do të jetë një koncert jashtëzakonisht i bukur, sepse do të jemi dhe në skenën e amfiteatrit dhe besoj se do të jetë një sidoms për ta që e shikojnë live do ta ndezim skenën siç dimë ne shkodranët”, thotë ajo.

Ardhur pas një periudhë të gjatë pause për shkak të pandemisë krahas zërave më të mirë të këngëve shkodrane, pjesë e koncertit do të jetë dhe orkestra e grupit të  valleve të qytetit të Shkodrës.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?